Blog

Nxënësit e shkollës ‘Kristo Isak’ marrin pjesë në shkollën verore për Trashëgiminë Kulturore

Në fund të vitit akademik, shkollat profesionale të mbështetura nga ‘Aftësi për Punë’ S4J, filluan përgatitjen për një verë të pasur me aktivitete për nxënësit e tyre dhe komunitetet vendore. Qëllimi i kësaj nisme është ofrimi i një alternative për të rinjtë gjatë pushimeve verore, ndërkohë që zhvillojnë aftësitë e tyre, rrisin kureshtjen, kreativitetin dhe besimin e tyre si edhe argëtohen.

Nga data 18-30 qershor 2018, nxënësit e shkollës profesionale ‘Kristo Isak’ në Berat morën pjesë në ‘Trashëgimi + Kamp’, një nismë e përbashkët e shkollës,  Bashkisë së Beratit, Qendrës Artizanale ‘Margarita’, mbështetur nga Delegacioni Europian në Shqipëri. Për dy javë rresht, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin më mirë dhe të ushtronin disa nga aktivitetet tradicionale të qytetit, si gdhendje druri, gdhendje guri, qëndisje, gatim tradicional, valle popullore, vizatim dhe pikturim të afreskeve, kopshtari, etj.

Nga data 25-27 qershor në kuzhinën e shkollës u organizua  sesioni ‘gatimi tradicional’, ku nxënësit dhe instruktorët nga shkolla demonstruan përgatitjen e disa pjatave tradicionale.

Më shumë aktivitete do të organizohen edhe në shkolla të tjera gjatë gjithë verës. Dëshironi të mësoni diçka më shumë? Ndiqni shkollat në rrjetet sociale:

skillsforjobs
Në fund të vitit akademik, shkollat profesionale të mbështetura nga 'Aftësi për Punë' S4J, filluan përgatitjen për një verë të pasur me aktivitete për nxënësit e tyre dhe komunitetet ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.