Blog

Panairi i Aftësive 2018: Inovacioni si fjalë kyçe për arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri

Për të tretin vit rradhazi, projekti Aftësi për Punë S4J,  ka mbështetur Ministrinë e linjës për organizimin e Panairit të Aftësive 2018, një aktivitet i dedikuar për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional.

Tema kryesore e aktivitetit për vitin 2018 ishte Inovacioni. Qëllimi i eventit ishte tërheqja e vëmendjes së të rinjve drejt aspektit praktik dhe inovativ të arsimit profesional dhe ndikimi në përmirësimin e imazhit të AFP-së.

Veprimtaria 3-ditore bashkoi ofruesit e ndryshëm publikë dhe jo-publikë të AFP-së për të prezantuar gamën e plotë të ofertave të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri: nga shkollat profesionale dhe qendrat e formit profesional publike dhe jopublike deri tek kompanitë që ofrojnë formim profesional dhe praktikë profesionale afatgjatë.

Pjesëmarrësit nga të gjitha shkollat, institucionet profesionale dhe bizneset partnere prezantuan gjatë aktiviteteve paralele projektet e tyre më inovative në fushën e zhvillimit të aftësive. Ekspertët e AFP-së dhe personeli i shkollave u përfshinë në diskutime tematike mbi tema të tilla si ‘Sigurimi i Praktikave Profesonale Cilësore’, ‘Funksionet e Njësisë së Zhvillimit’, ‘Tërheqja e nxënësve dhe promovimi i shkollave profesionale’. Përfaqësues nga bizneset e sektorit privat u angazhuan në veprimtari rrjetëzimi, gjë që rezultoi në bashkëpunime të reja midis tyre dhe shkollave.

Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale Afatgjata ishte një pjesëmarrëse e rëndësishme në panair dhe u angazhua për të informuar pjesëmarrësit dhe vizitorët për misionin e saj. Si rezultat, 12 kompani të reja iu bashkuan kësaj Aleance dhe u zotuan që do të ofrojnë praktika profesionale afatgjata për nxënësit e shkollave të mbështetura nga ‘Aftësi për Punë’ S4J gjatë vitit akademik 2018-2019, duke e rritur kështu numrin e praktikave profesionale afatgjata të ofruara në Shqipëri.

Gjatë panairit  u dhanë dy çmime, njëri nga të cilët ishte për shkollën e Hoteleri – Turizmit në Tiranë. Çmimi tjetër shkoi për shkollën “Kolin Gjoka” në Lezhë, për partneritetin e konsoliduar me sektorin privat dhe numrin më të madh të nxënësve të angazhuar në praktika profesionale afatgjata në të gjithë Shqipërinë.

Lexoni më shumë për Panairin e Aftësive 2018 në këtë link.

skillsforjobs
Për të tretin vit rradhazi, projekti Aftësi për Punë S4J,  ka mbështetur Ministrinë e linjës për organizimin e Panairit të Aftësive 2018, një aktivitet i dedikuar për zhvillimin e arsimit ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.