Blog

Panairi i Njohurive 2018 – Le të flasim për novacionin në mësimdhënie dhe nxënie!

Strategjia e projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) për rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional bazohet në përdorimin e Mënyrave të Reja të të Nxënit përmes Mësimit të Kombinuar.

Kombinimi i metodave të ndryshme të të nxënit, si për shembull mësimi përmes platformave online, lejon individualizimin e përvojave për zhvillimin e aftësive të përqendruara sipas nevojave të nxënësve. Për të siguruar një menaxhim sa më efikas të shkollës, janë futur në përdorim edhe sistemet e digjitalizuara të informacionit.

“Panairi i Njohurive 2018” do të demonstrojë risitë në mësimdhënie dhe nxënie në shkollat e Arsimit Profesional në Shqipëri, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe shtrirjen e zbatimit të ‘Të nxënit të Kombinuar’ në shkollat partnere dhe më gjerë.

Këto risi në sistemin arsimor në Shqipëri janë projektuar nga ekspertë të shquar kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe bazohen tek modeli shumë i suksesshëm i arsimit dhe formimit profesional në Zvicër.

Në datat 25 dhe 26 Maj 2018, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit më të madh mbi novacionin në mësimdhënie dhe nxënie!

Klikoni në këtë lidhje për programin në shqip dhe në këtë lidhje për programin në anglisht.

skillsforjobs
Strategjia e projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) për rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional bazohet në përdorimin e Mënyrave të Reja të të Nxënit përmes Mësimit të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.