Para-regjistrime në muajin qershor: rritje e interesit për shkollat e AFP

Para-regjistrime në muajin qershor: rritje e interesit për shkollat e AFP

Që nga muaji mars 2018, shkollat profesionale u angazhuan në një fushatë intensive promovuese, e cila përfshinte një sërë aktivitetesh informuese dhe promovuese: nga takimet me nxënësit në klasën e 9-të dhe prindërit e tyre e deri tek ‘Ditët e Hapura’ të shkollave‘. Qëllimi kryesor i fushatës ishte informimi i komuniteteve për ofertën e tyre të përmirësuar dhe për mundësitë më të mira të të nxënit për nxënësit me rezultate të larta dhe për vajzat. Këto nisma u promovuan edhe përmes kanaleve të mediave sociale të shkollave (Facebook dhe Instagram), gjë që ndihmoi për kontaktimin e një audience më të gjerë.

Mësuam me shumë kënaqësi se deri më tani janë para-regjistrua 135 të rinj në pesë nga gjashtë shkollat e mbështetura nga projekti:

Gjithsej të para-regjistruar Nga të cilët vajza
Shkolla Tregtare, Vlorë 36 11
Shkolla Industriale ‘Pavarësia’ , Vlorë 31 5
Shkolla ‘Kristo Isak ‘, Berat  15 7
Shkolla ‘Kolin Gjoka ‘, Lezhë 17 10
Shkolla ‘Hamdi Bushati’, Shkodër 36 20
GJITHSEJ 135 53

 

Ne parashikojmë një rritje prej rreth 30% përsa i përket regjistrimeve të reja për vitin ardhshëm akademik. Fushata promovuese e shkollës nuk përfundon këtu. Shkollat profesionale do të organizojnë më shumë aktivitete me nxënësit gjatë gjithë verës. Dëshironi të mësoni diçka më shumë? Ndiqni shkollat në rrjetet sociale: