Blog

Përfundojnë me sukses kurset e ‘Trajnimit të Trajnerëve’ për Webmaster dhe Graphic Designer në Vlorë dhe Lezhë

Ne, në projektin ‘Aftësi për Punë’ S4J, e pranojmë se të nxënit nuk ndodh vetëm gjatë fëmijërisë apo në klasë. Ne e shohim të nxënit si diçka që ndodh në mënyrë të vazhdueshme nga ndërveprimet tona të përditshme me të tjerët dhe me botën rreth nesh. Për të kontribuar në këtë drejtim, kemi filluar që kohë më parë gjatë këtij viti të pilotojmë kurse afatshkurtra, në partneritet me kompani të sektorit privat, drejtuese të industrisë.

 

Muaji korrik shënon përfundimin e kursit “Webmaster” të organizuar në Qendrën e Formimit  Profesional në Vlorë, në bashkëpunim me kompaninë ABP dhe të kursit “Graphic Designer” të organizuar në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, në partneritet me Protik Innovation Center.

 

Gjatë gjithë këtyre muajve, të dyja kurset ndihmuan në krijimin e profesionistëve të rinj dhe trajnerëve të ardhshëm që do të japin kursin në të dy institucionet.  Në kursin për ‘Webmaster’ u diplomuan 16 nxënës dhe kursantë dhe në kursin për ‘Graphic Designer’ 19 nxënës dhe kursantë.

 

“Kursi i tejkaloi pritshmëritë tona fillestare jo vetëm për shkak të numrit të pjesëmarrësve, por edhe ngaqë ai i përmbushi objektivat pedagogjike. Të 16 të trajnuarit që e ndoqën këtë kurs tani mund të krijojnë me lehtësi një faqe interneti nga më të thjeshtat deri te më të avancuarat. Disa prej tyre janë gati të ndjekin kursin në nivelin pasues më të lartë “, thotë Altin Sejdini, trajnues i kursit për Webmaster.

Fundjavën e shkuar, mësues dhe nxënës të shkollës Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka", si dhe përfaqësues nga bizneset…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Tuesday, July 17, 2018

 

Së shpejti institucionet e AFP, partnere me S4J do të ofrojnë kurse dhe module të reja. Gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik, filloi puna për kryerjen e një studimi që synon të identifikojë nevojat e tregut për kurse të reja. Rezultatet e studimit do të bëhen të njohura gjatë muajve të ardhshëm.

Ndërkohë, në qoftë se jeni të interesuar që të krijoni një logo ose të ndërtoni një faqe interneti për markën tuaj, kontaktoni me profesionistët tanë të sapo diplomuar përmes platformës për profesionistët e lirë Gati.al!

skillsforjobs
Ne, në projektin 'Aftësi për Punë' S4J, e pranojmë se të nxënit nuk ndodh vetëm gjatë fëmijërisë apo në klasë. Ne e shohim të nxënit si diçka që ndodh ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.