Blog

Plani i Ri i Punës vleftësohet në seminarin proaktiv të ministrisë së linjës me ofruesit publikë të AFP

Në mesin e muajit shkurt 2019, projekti ‘Aftësi për Punë’ mbështeti ministrinë e linjës me organizimin e një seminari dyditor, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ofruese të AFP-së dhe institucioneve shtetërore në kuadrin e Planit të Ri të Punës 2020-2022 të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (SKPA 2014-2020).

Ky takim mblodhi së bashku në një format interaktiv drejtuesit e 33 institucioneve publike të AFP-së, përfaqësues nga ministria e linjës, Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet (AKAFPK), Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP), projekti ‘Aftësi për Punë’ (Swisscontact), projekti SD4E (UNDP) dhe ekspertë të fushës.

Seminari shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për kryerjen e një rishikimi tërësor dhe gjithëpërfshirës të aktiviteteve në fushën e punësimit dhe qeverisjes së tregut të punës, duke u fokusuar tek prioritetet strategjike, si: inkurajimi i mundësive për punësim të denjë nëpërmjet politikave efikase të tregut të punës dhe forcimit të qeverisjes së tregut të punës dhe kualifikimeve.

Në këtë takim u vendos që të krijohet një platformë interaktive e cila do të nxisë dialogun midis politikëbërësve dhe ofruesve të AFP-së për të shkëmbyer mesazhe dhe pikëpamje lidhur me mundësitë dhe sfidat.

skillsforjobs
Në mesin e muajit shkurt 2019, projekti 'Aftësi për Punë' mbështeti ministrinë e linjës me organizimin e një seminari dyditor, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ofruese të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.