Blog

Platforma e profesionistëve në Panairin e Punës në Tiranë

Një ndër objektivat kryesore të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J është të sigurojë një tranzicion të lehtë të nxënësve dhe kursantëve nga shkolla apo trajnimi në botën e punës. Mbi 30% e profesionistëve të rinj që diplomohen nga shkollat profesionale dhe qendrat e formimit profesional në Shqipëri vendosin të vetëpunësohen duke u ofruar shërbimet e tyre individëve dhe bisneseve. Për ti ardhur në ndihmë këtij grupi gjithnjë e në rritje, projekti u bashkua me Albanian Business Partner (ABP) për të krijuar Gati.al, një platformë online që lidh profesionistët me individë dhe kompani që kërkojnë shërbime të ndryshme.

Platforma e profesionistëve Gati.al tashmë online dhe funksionale për të gjithë përdoruesit. Me një databazë prej më shume se 2600 profesionistësh të regjistruar dhe të verifikuar, Gati.al është gati t’i mbarojë punë çdo qytetari që ka nevojë për shërbimet e një profesionisti në çdo qytet të Shqipërisë.

Në datën 1 Maj 2018, Gati.al u prezantua në Panairin e Punës organizuar në Tiranë në Ditën e Punëtorëve. Stenda e Gati.al u vizitua nga Kryeministri Rama dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Ahmetaj. 

Punë ka, tani ka edhe profesionistë!Kryeministri Edi Rama viziton Gati.al 👍🏻 (fitues i ICT Mobility of the Year 🏆), në Panairin e Punës 2018.

Posted by Aftësi për Punë S4J on Tuesday, May 1, 2018

Kompania Gati.al, e cila në prill 2018 fitoi çmimin ‘Mobiliteti i Vitit në TIK’, do të organizojë gjatë muajit qershor një aktivitet promovues për platformën ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara.

Për të marrë më shumë informacion rreth këtij aktiviteti, dërgoni një e-mail në adresën ines.poshnjari@swisscontact.org.

skillsforjobs
Një ndër objektivat kryesore të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J është të sigurojë një tranzicion të lehtë të nxënësve dhe kursantëve nga shkolla apo trajnimi në botën e punës. ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.