Blog

Praktikat profesionale në AFP: këndvështrimi i biznesit

Numri i kompanive që ofrojnë praktika profesionale për nxënësit e arsimit profesional në Shqipëri është rritur me shpejtësi gjatë dy viteve të fundit akademike. Dyqind e tetëdhjetë e pesë kompani tashmë kanë nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit S4J dhe aktualisht ofrojnë praktika profesionale për 781 nxënës në drejtime si: hoteleri & turizëm, ekonomik, tekstil, TIK dhe auto-mekanikë. Në kuadrin e përgatitjes për vitin e ri akademik, stafi i Njësisë së Zhvillimit (NjZh) ka filluar të kontaktojë me kompanitë të tjera të sektorit privat për të diskutuar mundësitë për pritjen e një grupi të ri praktikantësh. Përllogaritjet flasin për një shifër prej 900 nxënësish të tjerë të cilët do të fillojnë praktikën profesionale deri në fund të nëntorit.

Gjatë muajit shtator, skuadra jonë e marrëdhënieve me #bizneset u takua me kompanitë #partnere që ofrojnë…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Saturday, October 6, 2018

Sfidat me të cilat përballen si shkollat ashtu dhe kompanitë për të ofruar praktika profesionale cilësore dhe efektive janë të ndryshme. Ekipi i ‘Aftësi për Punë’ S4J është përfshirë në një fushatë intensive dy mujore për të shkëmbyer me drejtuesit e ofruesve të AFP-së, stafin e NjZh-ve, mësuesit dhe instruktorët, menaxherët dhe mentorët e kompanive ku nxënësit kryejnë praktikat e tyre. Kjo fushatë i shërben të gjithë palëve të interesuara për të kuptuar më mirë sfidat, për të identifikuar mënyrat për kapërcimin e tyre dhe për të rënë dakord për rrugën përpara me qëllim promovimin e praktikave profesionale cilësore dhe efektive.

skillsforjobs
Numri i kompanive që ofrojnë praktika profesionale për nxënësit e arsimit profesional në Shqipëri është rritur me shpejtësi gjatë dy viteve të fundit akademike. Dyqind e tetëdhjetë e pesë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.