Blog

Pranverë në Dimër: Kurs i ri nga Qendra e Formimit Profesional Vlorë

Si mund të pasurohet oferta ekzistuese e kurseve profesionale, si mund të bëhet ajo më fleksibël? Kursi i ri “Dekorimi me Lule” është një ilustrim i mirë.

Një nga nevojat e sistemit të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri është zgjerimi dhe bërja më fleksibël e programeve ekzistuese sipas kërkesave nga biznesi. Gjatë takimeve për partneritetin shkollë-biznes me hotele dhe restorante të ndryshme në Vlorë, ekipi i Aftësi për Punë u ndesh me nevojën e tyre për të patur zbukurime me lule në mjediset e tyre. Nevoja ishte për kompozime elegante, me çmime ekonomike dhe me jetëgjatësi.

Për këtë, në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional Publik të Vlorës, u hartua programi dhe më pas u zhvillua një kurs disaditor mbi këto lloj dekorimesh. Pjesëmarrësit e kursit ishin punonjës nga bizneset e luleve, por edhe punëkërkues të rinj të orientuar aty nga Zyra e Punës.

Një nga karakteristikat e kursit ishte që kryesisht u përdorën bimë nga natyra shqiptare, për ti dhënë një “shije” lokale dekorimeve dhe për ti bërë ato më ekonomike. Pjesëmarrësit mësuan jo vetëm se si të përgatisin buqeta elegante, por edhe se si të zgjedhin kombinimin më të mirë për jetëgjatësinë e tyre. Në fund, pjesëmarrësit u këshilluan mbi marketingun dhe shitjen e këtyre dekorimeve. Tashmë hotelet dhe restorantet e Vlorës kanë më shumë zgjedhje për të zbukuruar mjediset e tyre.

Ky ishte vetëm kursi i parë i mbështetur nga Aftësi për Punë, projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, zbatuar nga Swisscontact. Në vazhdim do të zhvillohen edhe kurse të tjera të shkurtra në sektorin e mikpritjes-turizmit, TIK, tekstileve dhe ndërtimit (për profesionet qe lidhen me eficencën e energjisë).

skillsforjobs
Si mund të pasurohet oferta ekzistuese e kurseve profesionale, si mund të bëhet ajo më fleksibël? Kursi i ri "Dekorimi ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.