Blog

Program ‘TiT’ për të ofruar trajnimin e mentorëve në kompani, në bashkëpunim me SFIVET

‘Aftësi për Punë’ (S4J) e sheh sigurimin e nivelit më të lartë të cilësisë në organizimin e praktikave profesionale si misionin e saj. Kjo kërkon që kompanitë që ofrojnë trajnime praktike për nxënësit të jenë të afta për të ofruar praktika profesionale sa më cilësore.

Për këtë qëllim, projekti filloi të bashkëpunonte me Institutin Federal të Arsimit dhe Formimit Profesional (SFIVET) në Zvicër për të hartuar dhe ofruar një program për ‘Trajnimin e Trajnerëve’ për mentorët e kompanisë. Në mars të vitit 2018, një delegacion nga SFIVET mori pjesë në një mision eksplorues për të diskutuar me shkollat dhe përfaqësuesit e kompanisë me qëllim përgatitjen e programit për ‘Trajnimin e Trajnerëve’.

Faza e parë e programit TiT do të zhvillohet nga data 15 deri më 18 tetor, pasuar nga faza e dytë nga data 13 deri në 15 nëntor.

Meqenëse formimi pedagogjik është i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë në programet e reja të trajnimit, ‘Trajnimi i Trajnerëve’ do të ofrohet për mësuesit e Njësisë së Zhvillimit, instruktorët e QFP-së, profesorët e universiteteve, institucionet vendore dhe ofruesit e trajnimit. S4J po bashkëpunon me AKAFPK-në për liçencimin e këtyre institucioneve në mënyrë që ata të mund të ofrojnë këtë lloj trajnimi në të ardhmen.

Në fillim të muajit janar 2019 (nga data 7 deri në datën 9), trajnerët e ardhshëm do të ofrojnë Trajnimin e parë të Mentorëve të kompanisë, nën orientimin e SFVIET.

skillsforjobs
'Aftësi për Punë' (S4J) e sheh sigurimin e nivelit më të lartë të cilësisë në organizimin e praktikave profesionale si misionin e saj. Kjo kërkon që kompanitë që ofrojnë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.