Blog

Projekti Aftësi për Punë Nis Rrugëtimin me Muzikë

Ministri Klosi foli mbi vizionin dhe punën e qeverisë shqiptare për kualifikimin e të rinjve. Nëndrejtori i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Europën Lindore Z. Maître u tregoi pjesëmarrrësve avantazhet e modelit zviceran të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe theksoi rëndësinë e tij për punësimin dhe rritjen ekonomike. Nëndrejtori i Projektit S4J, Z. Dragoshi, nënvizoi aspektet inovatore që do të sjellë projekti me teknologjitë në procesin mësimor dhe orientimin e karrierës.
Ky event nuk do të kishte qenë i plotë pa zërin e nxënësve, kursantëve, apo fëmijëve që ëndërrojnë të jenë profesionistë. Nga skena e koncertit, sipërmarrësit “mendjehapur” theksuan fort rëndësinë e bashkëpunimit me shkollat profesionale. Këta folës transmetuan mesazhin sesa e rëndësishme është të investosh për zhvillimin e aftësive ndërkohë që vendi ecën me hapin e teknologjisë globale.
Aftësi për Punë është aktualisht projekti më i madh në fushën e arsimit profesional në vend, me fokus zhvillimin e teknologjisë në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies, forcimin e marrëdhënieve me biznesin, rritjen e numrit të vajzave në shkollat profesionale, si dhe lehtësimin e kalimit të nxënësve nga shkolla në punë.

Për here të parë një projekt për kualifikimin e të rinjve në shkollat profesionale nis rrugëtimin e tij me një publik dhe entuziazëm të madh. Një koncert veror në qytetin jugor bregdetar të Vlorës u bë pjesë e hapjes së projektit Aftësi për Punë, apo siç njihet shkurt S4J. Nën moton “Rrugë të Reja për Ty”, referuar metodave inovatore mësimore dhe të kalimit nga shkolla në punë që do të futen përmes këtij projekti, artistë të mirënjohur si Eneda Tarifa dhe Poni performuan përpara 2500 spektatorëve që kishin mbushur sheshin”Pavarësia” të qytetit. Humoristi Florian Binaj solli skeçe gazmore në këtë event të ndjekur nga të rinj, nxënës të shkollave profesionale, kursantë të qendrave të formimit, sipërmarrës, fëmijë dhe prindër.

skillsforjobs
Ministri Klosi foli mbi vizionin dhe punën e qeverisë shqiptare për kualifikimin e të rinjve. Nëndrejtori i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Europën ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.