Projekti ‘Aftësi për punë’ (S4J) është zgjedhur për t’u prezantuar në kongresin e 3të ndërkombëtar për AFP-në

Projekti ‘Aftësi për punë’ (S4J) është zgjedhur për t’u prezantuar në kongresin e 3të ndërkombëtar për AFP-në

Kongresi Ndërkombëtar për Arsimin dhe Formimin Profesional ofron një platformë për lojtarët në bashkëpunim ndërkombëtar në AFP për t’u angazhuar në dialog të hapur dhe për të ndarë praktikat e mira. Kongresi është ngjarja më e rëndësishme e dedikuar për AFP-në në Zvicër dhe më gjerë. Ai siguron mundësi për krijimin e rrjeteve globale dhe transferimin e ekspertizës, duke promovuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh dhe statusin e arsimit dhe formimit profesional në të gjithë botën.

Edicioni i 3-të i kongresit do të zhvillohet nga data 6-8 Qershor 2018 në Winterthur, Zvicër. Në këtë aktivitet do të marin pjesë zyrtarë të lartë dhe specialistë nga vende të ndryshme. Nga Shqipëria, në konferencë do të marrin pjesë delegacioni i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kryesuar nga Znj. Sorensen, përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë, anëtarë të projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) dhe përfaqësues nga ofruesit e AFP të mbështetur nga projekti.

‘Aftësi për Punë’ (S4J) është një nga gjashtë projektet fituese që janë përzgjedhur për të prezantuar dhe për të marrë pjesë në diskutimet e përbashkëta. Henry Leerentveld, Drejtor Rajonal i Swisscontact në Europën Lindore dhe Drejtor i Projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) do të mbajë një prezantim për ‘Mundësitë e Trajnimit – Rritja e Fleksibilitetit në AFP’ të titulluar ‘Mënyrat e Reja të të Nxënit për të rinj të punësueshëm në Shqipëri – ‘Aftësi për Punë’ (S4J) projekti që po revolucionarizon AFP-në në Shqipëri’.

 Fokusi i seancës do të jetë tek ndryshimet strukturore që po ndodhin në ekonominë tonë. Është thelbësore që sistemi arsimor dhe mundësitë e saj të trajnimit të bëhen më fleksibël, duke rritur kështu qasjen tek ata të një game të gjerë grupesh dhe individësh të synuar. Koncepte të tilla si modularizimi i orientuar nga aftësitë, përshkueshmëria horizontale dhe vertikale dhe të nxënit gjatë gjithë jetës janë koncepte të njohura tashmë. Por çfarë mund të bëjë AFP më konkretisht për të ecur krah për krah me këto ndryshime? A është kthyer të nxënit gjatë gjithë jetës në një pjesë përbërëse të sistemit të AFP? Çfarë nismash rajonale apo kombëtare ekzistojnë për të nxitur fleksibilitet më të madh? Dhe çfarë mund të mësojmë nga programet e trajnimit të orientuara drejt së ardhmes që zbatohen në vende të ndryshme?

Mësoni më shumë rreth Kongresit për Arsimin dhe Formimin Profesional në këtë link.