Rezultatet

 

Qëllimi i projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J

Qëllimi kryesor i projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është që t’u ofrojë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Aftësitë më të mira do t’i ndihmojnë të rinjtë që të gjejnë një punë që e adhurojnë dhe që paguhet mirë.

 

Rezultatet e deri tanishme (Maj 2018)

  1. 5’970 të rinj (63% e objektivit) kanë aksesuar ofertat e përmirësuara për AFP (bazuar në teknologji, metoda novatore dhe tërheqëse, të orientuara nga kërkesa e tregut dhe ndjeshmëria gjinore) në degët e Hoteleri-Turizmit, Ndërtimit të Zgjuar, Tekstilit dhe TIK-ut në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Beratit dhe Vlorës.
  2. 297 kompani kanë nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi me ofruesit e përzgjedhur të AFP, duke ofruar praktika profesionale afatgjata për nxënësit, duke bashkëfinancuar AFP financiarisht ose në natyrë dhe duke marrë pjesë në rrjetin e AFP-së dhe në zhvillimin e kurrikulave.
  3. Nga këto, 251 kompani ofrojnë praktika profesionale afatgjata për 761 nxënës.
  4. Kompanitë i kanë sponsorizuar ofruesit e AFP financiarisht ose në natyrë. Vlera e përllogaritur e sponsorizimit është 520 000 CHF.
  5. Orientimi i karrierës dhe shërbimet për gjetjen e vendeve të punës ofrohen tek 7 ofrues të AFP-së. Shërbimet përfshijnë qendrat e karrierës, skemat e të nxënit nëpërmjet punës, kurset afatshkurtëra sipas kërkesës, planet e personalizuara të zhvillimit dhe sistemin e gjurmimit të të diplomuarve.
  6. Shkollat modernizohen me platforma virtuale të të nxënit dhe platforma për menaxhimin e shkollës si edhe investime në pajisje TIK. Infrastruktura është bërë më tërheqëse, me hapësira të përmirësuara për mësim dhe argëtim.
  7. Më shumë vajza regjistrohen në programet e AFP me perspektivë ekonomike si dega e TIK. Ndër nxënësit e sapo regjistruar, pjesëmarrja e femrave është rritur në 6%.
  8. Fenomeni i braktisjes së shkollës është adresuar nëpërmjet këshillimit për AFP, planeve të individualizuara mësimore, përmirësimit të kulturës së shkollës dhe bashkëpunimit më të fortë midis shkollës dhe prindërve. Shkalla e braktisjes u ul në 7% (objektiv 10%).
  9. AFP si arsim parësor dhe si zgjedhje karriere promovohet përmes fushatave kombëtare, siç është aktiviteti ‘Olimpiada e Aftësive’ dhe panairet rajonale. Ofruesit e AFP-së kanë filluar të komunikojnë ofertën e tyre të përmirësuar përmes aktiviteteve të marketingut institucional, duke përfshirë: takimet me nxënësit në klasën e 9-të dhe prindërit e tyre, hapjen e shkollës në komunitetin lokal, praninë e përmirësuar në internet përmes faqeve interaktive dhe përdorimin efektiv të mediave sociale.