Blog

Promovimi i qasjes së “mënyrave të reja të të nxënit” tek ekspertët ndërkombëtarë të zhvillimit të aftësive

Nga 1 deri më 11 maj 2018, tridhjetë e tetë kolegë të Swisscontact nga Azia, Afrika, Europa dhe Amerika Latine, ekspertë dhe specialistë të çështjeve që kanë të bëjnë me Tregjet Gjithëpërfshirëse, Zhvillimin e Aftësive dhe Monitorimin dhe Matjen e Rezultateve vizituan Shqipërinë për të marrë pjesë në Seminarin e punës për Tregjet Gjithëpërfshirëse dhe Matjen dhe Monitorimin e Rezultateve.

‘Aftësi për Punë’ (S4J) pati rastin që të prezantonte punën e bërë gjatë dy viteve të fundit për promovimin e Mënyrave të Reja të të Nxënit në Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) dhe për futjen në përdorim për herë të parë të Mjediseve Virtuale të të Nxënit në Shqipëri. Projektet e reja për zhvillimin e aftësive që do të zhvillohen nga Swisscontact në nivel botëror do të fillojnë të futin në përdorim mënyrat e reja të të nxënit në zhvillimin e aftësive bazuar në përvojën dhe mësimet e nxjerra nga projekti ‘Aftësi për Punë’ (S4J).

Posted by Swisscontact worldwide on Thursday, May 24, 2018

Mësoni më shumë për grupin e aktiviteteve të organizuara nga Swisscontact-i në mbarë botën në këtë link.

skillsforjobs
Nga 1 deri më 11 maj 2018, tridhjetë e tetë kolegë të Swisscontact nga Azia, Afrika, Europa dhe Amerika Latine, ekspertë dhe specialistë të çështjeve që kanë të bëjnë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.