Rreth Swisscontact

Projekti “Aftësi për Punë” zbatohet nga Swisscontact. Swisscontact është një fondacion i pavarur i themeluar në 1959 nga përfaqësues të botës së biznesit dhe shkencës. Fondacioni është i mirënjohur për lidhjet e ngushta me sektorin privat dhe ekspertizën si katalizator i ndryshimeve në fushën e zhvillimit të aftësive. Swisscontact lehtëson proceset për aftësi më të mira dhe sipërmarrje të shëndoshë, si një kusht i domosdoshëm për një sektor privat konkurrues në themel të përparimit. Vizitoni faqen tonë www.swisscontact.org për më shumë informacion.