Blog

Ruani javën: 5-9 nëntor 2018, Java e ‘Aftësi për Punë’ S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata

Nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, ‘Aftësi për Punë’ S4J dhe partnerët e saj do të organizojnë edicionin e dytë të ‘Javës së ‘Aftësi për Punë’ S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata’. Gjatë kësaj jave do të organizohen aktivitete të shumta në 5 rajone të Shqipërisë: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Vlorë.

‘Java e S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata’ organizohet në kuadër të ‘Javës Europiane për Aftësitë Profesionale’. Gjatë kësaj jave të veçantë, vendet europiane organizojnë aktivitete dhe ngjarje të dedikuara për zhvillimin e aftësive dhe praktikave profesionale afatgjata. ‘Aftësi për Punë’ S4J është bërë pjesë e Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale Afatgjata që nga viti 2017. Aktivitetet në kuadrin e ‘Javës së ‘Aftësi për Punë’ S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata’ 2018 do të botohen së shpejti edhe në faqen e internetit të Javës Europiane për Aftësitë Profesionale.

Na ndiqni!

A jeni kurioz për të mësuar se çfarë ka ndodhur gjatë ‘Javës së ‘Aftësi për Punë’ S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata’ në vitin 2017? Shikoni videon e plotë më poshtë.

skillsforjobs
Nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, 'Aftësi për Punë' S4J dhe partnerët e saj do të organizojnë edicionin e dytë të ‘Javës së ‘Aftësi për Punë’ S4J ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.