Blog

S4J prezanton modelin e praktikave profesionale afatgjata në Forumin Rajonal të Partneritetit Lindor

Të Nxënit Nëpërmjet Punës (WBL) sa më cilësor dhe efektiv është prioritet kyç i Bashkimit Evropian, Shteteve Anëtare të saj dhe vendeve të tjera partnere të ETF-së. Përmirësimi i të nxënit nëpërmjet punës në AFP është konsideruar si një element kyç për të adresuar papunësinë dhe punësueshmërinë e të rinjve, për të përputhur më mirë AFP-në me nevojat për aftësi të kompanive dhe për të përmirësuar relevancën e përgjithshme dhe aftësinë tërheqëse të AFP-së.

Në këtë kontekst, në muajin tetor, ETF organizoi Forumin Rajonal të Partneritetit Lindor për të nxënit nëpërmjet punës (WBL) në Gjeorgji, duke u fokusuar në dy funksione kyçe për WBL: funksionin e mentorit dhe koordinatorin për sistemimin e nxënësve në praktika profesionale, si dhe në mekanizmat e financimit të WBL.

Eventi i inkurajoi vendet pjesëmarrëse që të ndanin me njëri-tjetrin njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë. Meqenëse ‘Aftësi për Punë’ S4J po punon ngushtë me shkollat e AFP-së në Shqipëri për të krijuar një model efektiv të praktikave profesionale afatgjata, projekti prezantoi një rast studimor në lidhje me rolin e koordinatorit për sistemimin e nxënësve në praktika profesionale para, gjatë dhe pas sistemimit në punë. Prezantimi u prit mirë nga audienca dhe inkurajoi kolegët e PNUD-it që janë duke zbatuar projektin “Formimi Profesional në Bujqësi”, një projekt i financuar nga qeveria zvicerane, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në një vizitë studimore tek ofruesit partnerë të projektit S4J në Shqipëri.

Të dhënat e mbledhura nga vendet pjesëmarrëse gjatë aktivitetit 3-ditor do t’i ndihmojnë politikëbërësit dhe partnerët socialë për të zhvilluar strategji të përshtatshme për të nxënit nëpërmjet punës në AFP, si dhe për të forcuar aftësitë teknike të palëve të interesuara për planifikimin dhe zbatimin e të nxënit nëpërmjet punës.

Lexo më shumë: https://www.etf.europa.eu/en/news-and-events/news/there-no-learning-work-based-learning

skillsforjobs
Të Nxënit Nëpërmjet Punës (WBL) sa më cilësor dhe efektiv është prioritet kyç i Bashkimit Evropian, Shteteve Anëtare të saj dhe vendeve të tjera partnere të ETF-së. Përmirësimi i ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.