Blog

Sa po funksionon mësimi në distancë: Rezultatet e sondazhit me mësues e nxënës

Mbyllja e shkollave si rezultat i përhapjes së COVID-19 ka dëmtuar në radhë të parë përfituesit kryesorë të sistemit arsimor, nxënësit dhe studentët, por njëkohësisht ka sfiduar edhe drejtuesit e kësaj fushe në Shqipëri. Në këto rrethana ka marrë rol parësor mundësimi i mësimit në distancë si përgjigje për të kapërcyer pengesën e ndjekjes fizike të studimeve për shkak të karantinës.

Për të monitoruar dhe përmirësuar procesin e mësimit në distancë në vazhdimësi,  projekti “Aftësi për Punë” ka zhvilluar një kornizë vlerësimi dhe monitorimi të bazuar në sondazhe me nxënës dhe mësues, si dhe dokumentim të vazhduar të procesit. Në studimin e parë të këtij lloji për AFP-në në Shqipëri, paraqiten rezultatet kryesore të sondazhit të zhvilluar në fund të marsit me nxënës e mësues në 10 shkolla të arsimit e formimit profesional. Ky raport ka si qëllim të kuptojë eksperiencën e tyre gjatë procesit të mësimdhënies në kushtet e mësimit në distancë online si dhe hapat për përmirësimin e procesit.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni tek ky link: Rezulatet e sondazhit me mësues e nxënës

 

admin
Mbyllja e shkollave si rezultat i përhapjes së COVID-19 ka dëmtuar në radhë të parë përfituesit kryesorë të sistemit arsimor, nxënësit dhe studentët, por njëkohësisht ka sfiduar edhe drejtuesit e ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.