Blog

Së shpejti, një kurrikulë TIK e harmonizuar me kërkesat e sektorit për shkollat shqiptare të AFP-së

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është një nga sektorët me potencial rritjeje ku projekti e ka fokusuar punën e tij që nga fillimi. Numri i personave të punësuar në sektorin e TIK-ut në Shqipëri është rritur me 15% nga viti 2012 në vitin 2016*. Duke qenë se është sektor që rritet e zhvillohet me shpejtësi, TIK ka nevojë për punonjës të kualifikuar në një kohë të shkurtër dhe në moshë të re.

 

Shkollat e arsimit profesional kanë ofruar, për shtatë vjet, kualifikime të kufizuara në “Rrjetin e të Dhënave”, “Mbështetje për përdoruesit e TIK-ut” dhe “Zhvillimin e Faqeve të Internetit”. Meqë kjo kurrikul është hartuar shumë kohë më parë, nevojitet një rishikim tërësor i saj për të siguruar që shkollat dhe nxënësit të mos mbeten prapa zhvillimeve më të fundit në teknologji. Njohuritë dhe aftësitë bashkëkohore janë të domosdoshme për nxënësit dhe punonjësit e TIK për të qenë konkurrues në treg.

 

Rishikimi i kurrikulës është një kërkesë e rëndësishme që kompanitë e TIK e kanë kërkuar të ndodhë për më shumë se 2 vite, kohë në të cilën ‘Aftësi për Punë’ S4J ka zhvilluar aktivitete të shumta në bashkëpunim me ta. Meqenëse oferta e përmirësuar e AFP-së është edhe thelbi i misionit të S4J, projekti u përfshi në proces, fillimisht për të lehtësuar diskutimin midis kompanive të sektorit privat dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK).

 

Kërkesa për një kurrikulë të përditësuar u mirëprit nga AKAFPK, e cila ndërkohë kishte planifikuar të niste një proces të tillë brenda vitit. Në bashkëpunim me AKAFPK-në dhe mbështetur nga ekspertiza e kompanive udhëheqëse në industrinë e TIK, ‘Aftësi për Punë’ S4J po lehtëson dhe mbështet punën drejt një kurrikule të përmirësuar dhe të përditësuar.

 

Si hap i parë, “Aftësi për Punë” S4J filloi punën për të kryer një studim për të zbuluar se cilat janë ato aftësi që nevojiten në sektorin e TIK në Shqipëri dhe si i përfytyron sektori privat kualifikimet e ardhshme në këtë sektor. Rezultatet e studimit do të ndahen gjatë një seminari aprovues më 7 shtator, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga AKAFPK-ja dhe nga kompanitë më të rëndësishme dhe më me influencë në fushën e TIK-ut në Shqipëri.

 

*Burimi: INSTAT

skillsforjobs
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është një nga sektorët me potencial rritjeje ku projekti e ka fokusuar punën e tij që nga fillimi. Numri i personave të punësuar ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.