Blog

Së shpejti, praktika profesionale afatgjata për nxënësit e shkollës “Gjergj Canco”!

Duke nisur nga viti i ardhshëm akademik 2018-2019, nxënësit e shkollës “Gjergj Canco” do të angazhohen në praktika profesionale afatgjata.  Shkolla iu bashkua projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J në tetor 2017 dhe është shkolla më e re që do të nisë zbatimin e modelit të praktikave profesionale.

Puna paraprake ka nisur në prill. ‘Aftësi për Punë’ S4J po mbështet shkollën për të identifikuar kompanitë e sektorit privat që potencialisht do të ofrojnë programe të praktikave profesionale afatgjata për nxënësit në të tre drejtimet.

Midis shkollës dhe kompanive që bien dakord që të ofrojnë praktika profesionale për nxënësit duke nisur nga muaji shtator do të nënshkruhen ‘Marrëveshje Mirëkuptimi’.

skillsforjobs
Duke nisur nga viti i ardhshëm akademik 2018-2019, nxënësit e shkollës "Gjergj Canco" do të angazhohen në praktika profesionale afatgjata.  Shkolla iu bashkua projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J në ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.