SHIP pret vizitën e mësuesve nga shkolla zvicerane IDM

SHIP pret vizitën e mësuesve nga shkolla zvicerane IDM

Gjatë Javës së Praktikave Profesionale, shkolla industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë priti vizitën e mësuesve të drejtimit të auto-mekanikës nga shkolla zvicerane IDM. Kjo është vizita e parë në kuadrin e shkëmbimit të mësuesve, që nga koha kur shkollat nënshkruan Marrëveshjen e Binjakëzimit në janar të vitit 2017. Qëllimi i vizitës ishte njohja dhe informimi më i mirë në lidhje me sistemet e AFP-së në të dy vendet, si dhe materialet mësimore dhe programet e trajnimit që përdoren nga të dy palët.

Mësuesit zviceranë u bëri përshtypje përparimi që ka bërë shkolla me mbështetjen e S4J. Ata treguan interes për modulin e ri të makinave elektrike, të cilin e konsiderojnë si një nismë pioniere edhe për vetë Zvicrën. Moduli i makinave elektrike si një fushë e mundshme për bashkëpunimin e mëtejshëm midis shkollave, lidhur me zhvillimin e kurrikulave.

Koncepti i Njësisë së Zhvillimit brenda shkollës, dhe sidomos funksioni që ka të bëjë me Marrëdhëniet me Biznesin, ngjallën shumë interes për ekipin zviceran, i cili tani po vlerëson mundësinë për të krijuar struktura të ngjashme edhe në institucionin e tyre.

Përveç shkëmbimit me mësuesit e shkollës, ekipi zviceran u takua edhe me profesionistë nga bizneset partnere të shkollës Industriale ‘Pavarësia’ për të diskutuar në lidhje me mënyrën e zbatimit të praktikës profesionale në Zvicër.

Brenda vitit të ardhshëm, edhe mësuesit shqiptarë do të vizitojnë shkollën zvicerane IDM. Të dy shkollat po diskutojnë për shtrirjen e shkëmbimit edhe në nivelin e nxënësve.