Blog

Shkojmë nga shkolla profesionale sot?

Shkollat profesionale të mbështetura nga projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J janë kthyer në një vend tërheqës për të rinjtë për t’u takuar, diskutuar ide, për të ndarë përvojat dhe për t’u argëtuar. Projekti ‘Aftësi për Punë’ u bashkua me ‘New Vision’, një OJQ rinore me anëtarë në të gjithë Shqipërinë, për të mundësuar aktivitetet pas mësimit në një përpjekje për t’i kthyer shkollat profesionale në qendra komunitare. Nisma “School ON” (Shkolla e Hapur) mbledh bashkë nxënësit e shkollave profesionale dhe të rinjtë nga komunitetet rreth shkollave.

Mos u çudisni ne te ardhmen kur keta nxenes te jene stilistet e ardhshem!Me nxenesit e drejtimit "Konfeksione" ne…

Posted by New Vision on Thursday, May 24, 2018

Kjo nismë filloi në muajin maj 2018 dhe do të zgjasë për 2 muaj. Çdo javë stafi dhe nxënësit e shkollës profesionale do të organizojnë një sërë veprimtarish me mbështetjen e koordinatorëve rajonalë të ‘New Vision’.

Vazhdon turi i #SchoolOn nëpër qarqe për të ndaluar në Shkollën Tregtare në qytetin e Vlorës për të nxitur kështu…

Posted by New Vision on Wednesday, May 23, 2018

 Nëse banoni në Shkodër, Lezhë, Berat ose Vlorë kontrolloni faqet e Facebook-ut të njërës prej shkollave të mëposhtme dhe bëhuni pjesë e seminareve të punës (gatim, fotografim, krijim videosh, artizanat, graffiti), e mbrëmjeve me shfaqje filmash, e koncerteve, festimeve, festave të animuara dhe aktiviteteve sportive. Shkolla është ON 🙂

Ja pse ne themi që shkollat si qendra komunitare janë një vlerë e shtuar e qyteteve. Shikoni në video më poshtë sa…

Posted by New Vision on Friday, June 1, 2018

Ndiqni shkollat në rrjetet sociale:

skillsforjobs
Shkollat profesionale të mbështetura nga projekti 'Aftësi për Punë' S4J janë kthyer në një vend tërheqës për të rinjtë për t'u takuar, diskutuar ide, për të ndarë përvojat dhe ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.