Blog

Shkolla ‘Gjergj Canco’ nënshkruan Memorandume të reja Mirëkuptimi me disa kompani në rajonin e Tiranës

Gjatë dy viteve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të një ndryshimi të mahnitshëm në mentalitetin dhe në mënyrën se si bizneset i qasen shkollave profesionale.

Gjithnjë e më shumë kompani janë ndërgjegjësuar në lidhje me rëndësinë e ekzistencës së një sistemi të AFP, i cili prodhon punëtorë të kualifikuar. Prandaj, ata janë edhe më të përkushtuar për të mbështetur ngritjen e një sistemi të fortë, i cili do të jetë i dobishëm për ta në një të ardhme sa më të afërt.

Në muajin qershor, rrethit të bizneseve që mbështesin shkollat e AFP-së iu bashkuan edhe disa kompani të tjera, duke e çuar numrin e tyre në 309 kompani. Duke filluar nga muaji shtator, shtatë nga kompanitë e reja që ndodhen në Tiranë do të ofrojnë praktika profesionale afatgjata për nxënësit e regjistruar në profilet TIK , Elektroteknikë dhe Elektrikë në shkollën profesionale ‘Gjergj Canco’. Partnerët e rinj janë të specializuar në fushën e TIK, automatizimit të linjave prodhuese, instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve elektrike dhe të sistemeve të ventilimit, etj.

Gjatë muajve të verës, edhe shkollat e tjera do të vazhdojnë të zgjerojnë rrjetin e bizneseve me të cilët do të bashkëpunojnë, në kuadrin e përgatitjeve për kontigjentin e ri të nxënësve si edhe për t’u siguruar që nxënësve të viteve më të larta do t’u ofrohet mundësia për të zgjedhur nga sa më shumë profile që të jetë e mundur.

skillsforjobs
Gjatë dy viteve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të një ndryshimi të mahnitshëm në mentalitetin dhe në mënyrën se si bizneset i qasen shkollave profesionale. Gjithnjë e më shumë kompani ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.