Blog

Shkolla ‘Hamdi Bushati’ dhe bizneset partnere marrin pjesë në misionin e organizuar nga projekti SIPPO për industrinë e tekstileve

Në muajin tetor, projekti “Aftësi për Punë” mbështeti pjesëmarrjen e nxënësve të drejtimit të tekstilit në shkollën ‘Hamdi Bushati’ dhe të kompanive partnere të tekstilit në një seri aktivitetesh për industrinë tekstile. Aktivitetet u organizuan nga Programi Zviceran për Promovimin e Importit (SIPPO), një program global i zbatuar nga Swisscontact.

Misioni synonte të identifikonte kompanitë me vlerë të shtuar që ofrojnë më shumë shërbime sesa kompanitë tradicionale fasone, dhe që janë të interesuara për të konkuruar në tregjet tërheqëse europiane. Këto kompani do të mbështeten nga SIPPO përmes AIDA-s, duke iu ofruar mundësi për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare, trajnime për eksportin, rrjetëzime me kompanitë e BE-së dhe aktivitete të tjera që nxisin rritjen cilësore dhe sasiore të eksporteve shqiptare si dhe punësimin.

Ekipi i misionit ka vizituar 12 kompani në Shkodër, Tiranë dhe Durrës, katër prej të cilave (Madish, Melgusha, Marsey, Moda Confex) mbështesin shkollën e tekstilit në Shkodër përmes ofrimit të praktikave profesionale dhe skemave për zhvillimin gradual të aftësive për nxënësit. Përveç kësaj, kompanitë kanë marrë pjesë në takimin tematik në panairin e Tekstileve, Lëkurës dhe Modës të organizuar në Expocity, ku nxënësit e shkollës ‘Hamdi Bushati’ prezantuan edhe veprat e tyre më kreative.

“Textile, Leather & Fashion”Mes kompanive kombetare dhe nderkombetare te tekstilit dhe modes prezantojne produktet e tyre profesionistet e ardhmshme te ketij drejtimi.

Posted by Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" on Friday, October 19, 2018

skillsforjobs
Në muajin tetor, projekti "Aftësi për Punë" mbështeti pjesëmarrjen e nxënësve të drejtimit të tekstilit në shkollën 'Hamdi Bushati' dhe të kompanive partnere të tekstilit në një seri aktivitetesh ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.