Blog

Shkolla ‘Tregtare’ bashkëpunon me Bashkinë e Vlorës për të promovuar turizmin

Në prag të vitit të ri akademik, shkolla ‘Tregtare’ në Vlorë, në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës, ka zgjedhur një mënyrë të mrekullueshme për të promovuar drejtimin e Hoteleri-Turizmit: një aktivitet në qiell të hapur me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë shqiptarë!

Veprimtaria e organizuar më 5 shtator në sheshin Lungomare mblodhi mijëra qytetarë dhe turistë të Vlorës të të gjitha moshave.

Te dashur prindër, vitet pas shkolles 9-vjeçare janë vendimtare për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Orientimi qysh në shkollën e mesme drejt hoteleri-turizmit është një mundësi fantastike, si për djemtë, edhe për vajzat. I jep atyre një profesion me perspektivë punësimi, praktika në biznes, shkathtësi dhe vetëbesim, si dhe mundësi vazhdimi të arsimit të lartë,” u shpreh znj. Shpresa Saliaj, drejtoreshë e shkollës ‘Tregtare’ në fjalën përshëndetëse.

Ndiqni fjalimet përshendetëse të të ftuarve në videon e mëposhtme.

“Qyteti i Vlorës këtë vit kishte sezonin më të suksesshëm turistik të 25 viteve të fundit. Por një nga pikat që ende duhet të përmirësojmë janë shërbimet. Për këtë arsye bashkëpunimi i shkollës me bizneset duhet çuar në një hap më të lartë,” theksoi kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli.

Z. Leli gjithashtu falenderoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë për ndihmën që i ka ofruar shkollës në vendosjen e marrëdhënieve me bizneset e qytetit.

Shkolla Tregtare pjese e rendesishme e aktiviteteve ne qytet

Posted by Shkolla Tregtare Vlore on Wednesday, September 5, 2018

 

Stafi dhe nxënësit e shkollës “Tregtare” kishin menduar për gjithçka: nga muzika tek ushqimi i përzgjedhur, i përgatitur për këtë aktivitet në bashkëpunim me bizneset që mbështesin shkollën dhe praktikantët e tyre.

“Ne kemi një bashkëpunim të frytshëm me shkollen ‘Tregtare’ dhe kjo është falë punës së mësuesve të shkollës për të siguruar praktika për nxënësit. I bëj thirrje prindërve ti regjistrojnë fëmijët në shkolla profesionale, në shkolla që ka një të ardhme të sigurt, sepse me një profesion gjithmonë e ke derën të hapur në jetë,” tha z. Arjol Sherri, sipërmarrës i pastiçeri “Arjoli”.

Këngëtarët e mrekullueshëm Era Rusi, Orgesa Zajmi, Land Kademi & Band e magjepsën audiencën me performancën e tyre emocionuese në skenë.

 

 

Meqenëse turizmi është sektori kryesor ekonomik në rajonin e Vlorës, drejtimi i Hoteleri -Turizmit i ofruar nga shkolla luan rol të rëndësishëm në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm që do t’i shërbejnë industrisë. Nga viti 2016, shkolla bashkëpunon me 61 kompani dhe biznese lokale që ofrojnë praktika profesionale afatgjata për 126 nxënës.

Edhe shkollat e tjera partnere të S4J janë duke përgatitur aktivitete për fillimin e vitit të ri akademik. Ndiqni rrjetet e tyre sociale për të mësuar më shumë.

 

 

skillsforjobs
Në prag të vitit të ri akademik, shkolla 'Tregtare' në Vlorë, në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës, ka zgjedhur një mënyrë të mrekullueshme për të promovuar drejtimin e Hoteleri-Turizmit: ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.