Blog

Shkollat dhe kompanitë përgatiten për të pritur brezin e ri të praktikantëve

Shkollat partnere të S4J dhe kompanitë e tyre partnere janë duke u përgatitur për grupin e ri të nxënësve dhe praktikantëve që fillojnë vitin akademik më 17 shtator 2018. Gjatë verës, disa biznese në rrjetin shkollor organizuan “Ditët e Hapura”, në mënyrë që nxënësit e rinj të mund të njiheshin me praktikën profesionale të ofruar për çdo drejtim profesional.

 

Në muajin korrik, në një ditë të hapur në biznes morën pjesë 4 nxënës të sapo regjistruar në degën e Hoteleri-Turizmit në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Shefi i kuzhinës Alfred Marku e shfrytëzoi rastin për t’i prezantuar menjëherë praktikantët e ardhshëm me proceset e punës në kuzhinë dhe në restorant.

Katër nxënës të sapo regjistruar në degën Hoteleri-Turizëm 👩🏼‍🍳🥘te Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" mezi presin të…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Thursday, July 12, 2018

 

“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime!”, thotë Klidjon Gjoci, nxënës i vitit të parë në shkollën ‘Kolin Gjoka’. “Unë me të vërtetë shpresoj që shef Fredi të më zgjedhë mua [si praktikant] në nëntor, kur ne [nxënësit] të marrim pjesë në intervistat me përfaqësuesit e bizneseve”.

 

Pjesë e rrjetit të shkollave me bizneset partnere janë bërë edhe biznese të tjera të reja,  duke bërë të mundur që, gjatë vitit të ri akademik, të gjithë nxënësit e vitit të parë në drejtimet e mbështetura nga S4J të regjistrohen në praktika profesionale.

skillsforjobs
Shkollat partnere të S4J dhe kompanitë e tyre partnere janë duke u përgatitur për grupin e ri të nxënësve dhe praktikantëve që fillojnë vitin akademik më 17 shtator 2018. ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.