Blog

Shkollat profesionale drejt menaxhimit më efektiv të burimeve financiare

Çdo vit, institucionet ofruese të AFP caktojnë një fond të veçantë të buxhetit të tyre për të mbuluar shpenzime të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Në këtë drejtim, ‘Aftësi për Punë’ S4J po ndihmon institucionet partnere ofruese të AFP të parashikojnë në mënyrë më efektive buxhetet që do të nevojiten për të mbuluar shpenzimet e praktikës profesionale, mirëmbajtjes së klasave, laboratorëve, pajisjeve, ngrohjes së ambienteve, pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve në aktivitete jashtëkurrikulare.

Projekti po bashkëpunon me ekspertë të fushës, të cilët po orientojnë personelin financiar dhe udhëheqës të institucioneve të AFP të parashikojë me saktësi nevojat për burime financiare për një periudhë të caktuar. Një zë i rëndësishëm në buxhetin e vitit të ardhshëm do të lidhet me mirëmbajtjen e infrastrukturës IT, e cila është mundësuar nga projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J.

Njohuritë financiare janë të domosdoshme për të manaxhuar me efikasitet jo vetëm një biznes, por edhe një shkollë…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Thursday, January 18, 2018

Trajnimi më i fundit për menaxhimin financiar u zhvillua në datën 31 maj 2018, në ambjentet e zyrave të zyrës së Swisscontact në Tiranë. Tematika e trajnimit lidhej ngushtë me procedurat e hartimit të buxhetit afatmesëm në institucionet arsimore të AFP dhe për bazat ligjore ku mbështeten kërkesat buxhetore, sipas udhëzimeve të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Pjesëmarrësit gjithashtu u trajnuan për specifikat e hartimit të kërkesave për shpenzime dhe për investime në institucionet e AFP.

skillsforjobs
Çdo vit, institucionet ofruese të AFP caktojnë një fond të veçantë të buxhetit të tyre për të mbuluar shpenzime të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Në këtë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.