Blog

Shkollat profesionale mirëpresin brezin e ri

Që nga viti akademik 2018-2019, ofruesit e AFP-së partnerë të S4J e kanë bërë përparësi të tyre mirëpritjen e nxënësve të klasës së 10-të në mënyrat më të mira. Për të ofruar mbështetje për këtë, “Aftësi për Punë” ka përgatitur dhe vënë në dispozicion të ofruesve një manual për orientimin e të porsaardhurve gjatë javës së parë të shkollës (klikoni këtu për manualin në gjuhën shqipe).

Një shumëllojshmëri aktivitetesh u organizuan këtë vit nga shkollat partnere, përfshirë:

  • Seanca orientimi me mësuesit kujdestarë gjatë të cilave nxënësit u njohën me rregulloren e shkollës, funksionet Qeverisë së Nxënësve dhe procesin për zgjedhjen e qeverisë;
  • Prezantimi me Njësinë e Zhvillimit, gjatë së cilës nxënësit u njohën me funksionet e saj, veçanërisht funksionin e Orientimit dhe Këshillimit të Karrierës;
  • Njohja me shërbimet mbështetëse të shkollës, sikurse është shërbimi i Psikologjisë;
  • Vizitë nëpër mjediset shkollore, gjatë së cilës nxënësit u njohën me hapësirat e përbashkëta të mësimit, laboratorët, etj.;
  • Sesione të Rrëfimit të Historive nga punëdhënësit, me përfaqësues nga bizneset partnere të shkollave;
  • Sesione me histori suksesi me ish-nxënës, të cilët ndanë përvojën e tyre me të porsaardhurit;
  • Vizita studimore në mjediset e bizneseve partnere;
  • Aktivitete prezantimi dhe të ndërtimit të ekipit me shokët e klasës dhe shokët e shkollës;
  • Takime mësues-prindër, gjatë të cilave prindërit u njohën me rregulloren e shkollës, u njohën me funksionet e Këshillit të Prindërve dhe procesin për zgjedhjen e tij, si dhe morën informacion për kompetencat profesionale që ofron shkolla;
  • Pjesëmarrja e nxënësve në aktivitete të organizuara së bashku me aktorë të tjerë lokalë, si “Dita Botërore e Turizmit”, “Dita e Bregdetit”, “Java e Trashëgimisë Kulturore”, etj.;
  • Vizita studimore në pikat kryesore të qytetit dhe aktivitete sportive.

Më shumë aktivitete orientimi do të pasojnë në ofruesit partnerë gjatë muajve tetor dhe nëntor.

Nxënës të klasës së 10-të ,drejtimi Hoteleri-Turizëm,në Njësinë e Zhvillimit u njohën me ofertën e shkollës,bizneset…

Gepostet von Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" am Mittwoch, 18. September 2019

👏👏👏Java e parë në Shkollën TREGTARE u mbyll me shumë aktivitete informuese dhe edukative për vitet e para✔️ Njohja me…

Gepostet von Shkolla Tregtare Vlore am Freitag, 20. September 2019

skillsforjobs
Që nga viti akademik 2018-2019, ofruesit e AFP-së partnerë të S4J e kanë bërë përparësi të tyre mirëpritjen e nxënësve të klasës së 10-të në mënyrat më të mira. ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.