Blog

Shkollat profesionale nisin promovimin tek nxënësit e klasave të nënta dhe prindërit

Ende ekzistojnë paragjykime të forta tek nxënësit dhe anëtarët e familjeve të tyre përsa i përket arsimit profesional në Shqipëri. Si rezultat, vetëm një numër i vogël nxënësish të klasës së 9 zgjedhin të shkojnë në shkollat profesionale dhe përqindja e nxënëseve femra në këto shkolla është shumë e ulët.

Shumica e këtyre paragjykimeve vijnë për shkak të mungesës së informacionit për ofertën e arsimit profesional. Për këtë arsye, ‘Aftësi për Punë’ S4J, së bashku me partnerë dhe shkollat përfituese, ka organizuar një sërë veprimtarish intensive gjatë muajve mars – maj 2018. Qëllimi ishte informimi i nxënësve të klasave të 9ta dhe i prindërve të tyre për ofertën e shkollave, si edhe t’i ftonin ata të fillonin të ndryshonin perceptimin e tyre mbi arsimin profesional.

Fushata ‘Takojmë Çdo Vajzë’

Objektivi i përgjithshëm i fushatës ‘Takojmë Çdo Vajzë’ ishte të informonte nxënëset e klasave të nënta dhe prindërit e tyre për mundësitë e arsimit profesional që ofrohen në rajonin e tyre dhe t’i ftonte ata për t’i vizituar këto shkolla.

Në total, në Shkodër, Lezhë, Berat dhe Vlorë janë kontaktuar gjithsej 2100 vajza të klasës së 9 nga 20 shkolla nëntëvjeçare si edhe 450 prindër. Të gjitha vajzat premtuan që do t’i vizitonin shkollat profesionale gjatë ‘Ditëve të Hapura’, të cilat do të zhvillohen në muajin maj.

Vizita në shkollat profesionale dhe Ditët e Hapura

Gjatë muajit prill, mësuesit dhe nxënësit e shkollave profesionale vizituan shkollat e arsimit nëntëvjeçar për të promovuar ofertën e tyre. Shumica e këtyre vizitave u shkëmbyen, gjatë së cilave:

  • 700 nxënës dhe 50 prindër vizituan shkollën ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër;
  • 90 nxënës dhe 15 prindër vizituan shkollën ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë;
  • 815 nxënës dhe 50 prindër vizituan shkollën Tregtare në Vlorë;
  • 80 nxënës dhe 80 prindër vizituan shkollën Industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Ditët e hapura në shkolla profesionale do të organizohen nga të gjitha shkollat e mbështetura nga ‘Aftësi për Punë’ S4J gjatë muajit maj. Pritet që gjatë këtyre ditëve shkollat të vizitohen nga një numër më i madh nxënësish, prindërish, përfaqësuesish të biznesit dhe qytetarësh.

Disa biznese në rrjetin e shkollave kanë rënë dakord që të organizojnë ‘Ditët e Hapura në Biznes’ si një aktivitet pasues, në mënyrë që prindërit e nxënësve të ardhshëm të njihen me mënyrën e zhvillimit të praktikës profesionale në ndërmarrje.

Debati “Karl Popper” me temën ‘Arsimi Profesional kundrejt Arsimit të Përgjithshëm’

Qëllimi i debatit ishte të prezantonte nxënësit e klasës së nëntë me argumentet në favor të Arsimit dhe Formimit Profesional, duke promovuar njëkohësisht kulturën e debatit. Përmes kësaj iniciative janë kontaktuar 7200 nxënës të klasës së 9 nga shkollat e arsimit bazë në Shkodër, Lezhë, Berat dhe Vlorë. Konkursi u fitua nga shkolla “Besëlidhja” në Lezhë, e cila u përball me shkollën “Zihni Toska” në Berat në finale, gjatë Panairit të Aftësive 2018. Klikoni këtu për të ndjekur debatin përfundimtar.

skillsforjobs
Ende ekzistojnë paragjykime të forta tek nxënësit dhe anëtarët e familjeve të tyre përsa i përket arsimit profesional në Shqipëri. Si rezultat, vetëm një numër i vogël nxënësish të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.