Blog

Më shumë nisma për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve dhe instruktorëve të AFP-së

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional (ZHVP) është i rëndësishëm sepse garanton që individët të vazhdojnë të jenë kompetent në profesionin e tyre. Është një proces i pandërprerë që vazhdon gjatë gjithë karrierës së një profesionisti dhe sjell përfitime për individin, profesionin e tij dhe publikun.

Ekipi i “Aftësi për Punë” e kupton rëndësinë e ekspozimit të mësuesve dhe instruktorëve ndaj një game të gjerë të aktiviteteve të zhvillimit të stafit, formale dhe joformale, të konceptuara për të adresuar nevojat individuale të zhvillimit të mësuesve dhe përmirësimin e praktikës së tyre profesionale. Këto aktivitete mund të përfshijnë, por nuk janë të kufizuara vetëm në, aktivitete për njohjen e industrisë dhe trajnime, aktivitete këshillimi dhe mentorimi, si dhe komunitete të praktikës që përfitojnë nga zhvillimi i tyre profesional.

Në fillim të muajit #shtator, 8 mësues nga shkollat partnere të projektit Aftësi për Punë S4J morën pjesë në trajnimin e…

Gepostet von Aftësi për Punë S4J am Mittwoch, 2. Oktober 2019

Me fillimin e vitit të ri akademik 2019-2020, në ofertën e AFP-së janë integruar programe dhe teknologji të reja e të përditësuara. Programe dhe teknologji të tilla kërkojnë ndërtimin e kapaciteteve plotësuese për mësuesit dhe instruktorët e AFP-së. Gjatë vitit 2019, mësuesit dhe instruktorët e ofruesve partnerëve të S4J janë ekspozuar ndaj një sërë aktivitetesh të ZHVP, të renditura në këtë tabelë.

Më shumë se 30 mësues do të aftësohen së shpejti për mësimdhënien e modulit të Marketingut Digjital për nxënësit e klasës së 12-të në drejtimet TIK, Ekonomi dhe Hoteleri-Turizëm në të gjithë ofruesit e  AFP-së partnerë të S4J. “Aftësi për Punë” po planifikon gjithashtu të lehtësojë  trajnimin e mësuesve për kurrikulën e rishikuara të TIK-ut për të gjitha shkollat e AFP-së në Shqipëri që ofrojnë drejtimin e TIK. Do t’ju mbajmë të përditësuar për të rejat!

Përfundoi trajnimi i #dytë i #GuidësTuristike për 14 mësues nga shkollat partnere të projektit Aftësi për Punë…

Gepostet von Aftësi për Punë S4J am Montag, 22. Juli 2019

 

Përse zhvillimi i vazhdueshëm profesional (ZHVP) është i rëndësishëm? Lexoni më shumë këtu ose ndiqni videon e mëposhtme.

Continuing professional development of VET teachers – why does it matter?

Today in Belgrade we've launched a new project to support the continuing professional development of VET teachers and trainers. Julian Stanley, head of this project, explans why vocational teachers and trainers need special support to continually keep their skills up to date. More at http://goo.gl/WLMqg5.

Gepostet von ETF – European Training Foundation am Mittwoch, 11. März 2015

admin
Zhvillimi i vazhdueshëm profesional (ZHVP) është i rëndësishëm sepse garanton që individët të vazhdojnë të jenë kompetent në profesionin e tyre. Është një proces i pandërprerë që vazhdon gjatë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.