Blog

Si funksionon modeli i praktikës profesionale të “Aftësi për Punë”?

Ky artikull u shfaq për herë të parë në Raportin Vjetor të Swisscontact për vitin 2018 (lidhja në fund të faqes).

 

Që prej vitit 2017, projekti “Aftësi për Punë” ka mbështetur gjashtë shkolla profesionale dhe bizneset partnere të tyre për të pilotuar një model shqiptar të praktikave profesionale afatgjata. Praktikat profesionale afatgjata janë një mundësi e shkëlqyer për të ekspozuar nxënësit në botën e punës në mënyrë që ata të fitojnë aftësitë e nevojshme profesionale dhe për jetën gjatë ciklit të tyre të studimit në shkollën profesionale.

Shtatë elementët në vijim janë ato që e bëjnë të suksesshëm sistemin shqiptar të arsimit profesional të bazuar në praktikë profesionale afatgjatë.

  1. Ndërtimi i marrëdhënieve me biznesin

 Baza e sistemit shqiptar të arsimit profesional të bazuar në praktikë profesionale afatgjatë mbështetet në një rrjet të gjerë të kompanive partnere. Të gjithë shkollat partnere kanë një funksion përgjegjës për ndërtimin dhe koordinimin e këtyre marrëdhënieve. Është pjesë e konceptit për “Qendrt e Karrierës” (shih pikën 5 në vijim). Shkollat kontaktojnë kompani dhe punëdhënës të gatshëm që shohin përfitime të ndërsjella në këtë bashkëpunim.

  1. Bashkëpunimi me drejtuesit e industrisë

 Shkollat profesionale synojnë, veçanërisht, të tërheqin lojtarët më të mirë të sektorit privat në rajonet e tyre. Kjo është një pikë thelbësore për suksesin e modelit të arsimit profesional të bazuar në praktikë profesionale afatgjatë: shkollat dëshirojnë të lidhen me kompani që kanë një vizion të qartë për të ardhmen dhe janë të gatshme të investojnë në rritjen e mëtejshme.

  1. Situatë në të cilën të gjithë pjesëmarrësit fitojnë

 Një kusht paraprak për praktikat profesionale është që të tre palët të përfshihen dhe përfitojnë:

  • Praktikantët përmirësojnë aftësitë e tyre përmes praktikës profesionale.
  • Kompanitë investojnë në trajnimin e punonjësve të tyre të ardhshëm.
  • Institucionet publike të arsimit profesional ndihmojnë në reduktimin e shpenzimeve publike për trajnim praktik.

Para se të fillonte “Aftësi për Punë”, praktika profesionale ofrohej në stazhe afatshkurtra. Për të përputhur më mirë angazhimet dhe kërkesat e kompanive, ekipi i projektit tani ka hartuar modelin e praktikave profesionale të shtrira përgjatë gjithë vitit.

  1. Krijimi i një mjedisi stimulues

Shkollat tona partnere dhe ekipi i projektit kanë një objektiv të përbashkët: duan të krijojnë në Shqipëri një mjedis ku të nxënit përmes praktikës profesionale afatgjatë të kultivohet dhe lulëzojë vazhdimisht. Janë bërë shumë përpjekje për të arritur këtë: ekipi i projektit dhe shkollat sensibilizojnë të gjithë grupet e përfituesve, duke punuar së bashku me agjencitë e punësimit. Për të arritur marrëveshje për praktikat profesionale, ata krijojnë instrumente për mësuesit që mundësojnë monitorimin e praktikave dhe shumë më tepër.

  1. Qendrat e karrierës në shkolla

“Aftësi për Punë” mbështeti krijimin e të ashtuquajturave “Qendra të Karrierës” në secilën shkollë partnere. Këto njësi luajnë një rol mbështetës në procesin arsimor: krijojnë lidhjet midis shkollave dhe kompanive private dhe organizojnë aktivitete të ndryshme për t’i vendosur nxënësit në kontakt me botën e punës, si dhe ofrojnë udhëzime për intervistat për punë midis të rinjve dhe kompanive.

Për më tepër, Qendrat e Karrierës organizojnë fushata për promovimin e ofruesve. Objektivi, nga njëra anë, është regjistrimi i një numri më të madh të rinjsh në shkollat profesionale, dhe nga ana tjetër, informimi i nxënësve të ardhshëm në lidhje me çfarë mund të presin nga arsimi profesional. Në vitin 2017, ideja e Qendrave të Karrierës hyri në legjislacionin e arsimit dhe formimit profesional nën emrin “Njësia e Zhvillimit”.

  1. Prindër të përfshirë

Mbështetja e dhënë nga prindërit dhe pjesëtarët e familjes gjatë periudhës së praktikës profesionale afatgjatë është shumë e rëndësishme. Sa më të angazhuar të jenë prindërit, aq më të mira janë gjasat që praktika të shkojë mirë për një praktikant. Deri më tani në Shqipëri, ka pasur pak përpjekje për të përfshirë prindërit në jetën akademike dhe të punës të nxënësve. Në të ardhmen, “Aftësi për Punë” do të punojë edhe më fortë për këtë me shkollat.

  1. Mentorë të trajnuar

Trajnimi i mentorëve është një nga shumë aspekte që projekti merr në konsideratë për të përmirësuar cilësinë e praktikave profesionale afatgjata dhe për të garantuar që të gjithë nxënësit e përfshirë do të përfitojnë prej tyre. Nëse mentorët janë të përkushtuar ndaj praktikantëve të tyre të rinj, kjo do t’i inkurajojë praktikantët të japin një kontribut të konsiderueshëm në kompani.

 

Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë në Raportin Vjetor të Swisscontact.

admin
Ky artikull u shfaq për herë të parë në Raportin Vjetor të Swisscontact për vitin 2018 (lidhja në fund të faqes).   Që prej vitit 2017, projekti “Aftësi për Punë” ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.