Blog

Si ndikojnë teknologjitë në zhvillim tek ekonomia krijuese?

Si ndikojnë teknologjitë në zhvillim tek ekonomia krijuese?

Hulumtimet sugjerojnë disa mënyra se si është duke u riorganizuar puna krijuese nga inteligjenca artificiale, realiteti i shtuar, realiteti virtual dhe skedari digjital i transaksioneve.

Teknologjitë e reja po riformëzojnë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, dhe efektet e tyre prekin natyrshëm ekonominë krijuese – artin, gazetarinë, muzikën dhe kështu me rradhë. Ndërkohë që inteligjenca artificiale (AI), realiteti i shtuar (RSH), realiteti virtual (RV) dhe skedari digjital i transaksioneve vazhdojnë të shfaqen si forca të fuqishme, a mund të përdoren ato për përfitim më të madh?

Dokumenti ynë, Përçarja Krijuese: Ndikimi i teknologjive në zhvillim tek ekonomia krijuese paraqet gjetjet e një projekti të përbashkët, të kryer nga McKinsey & Company dhe Forumi Ekonomik Botëror, i cili studioi ndikimin e këtyre teknologjive tek ekonomia krijuese. Ekipi i projektit realizoi më shumë se 50 intervista me ekspertë nga Azia, Europa dhe Amerika e Veriut, si edhe tre seminare pune në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara me anëtarët e Forumit Ekonomik Botëror. Duke pasur parasysh pjekurinë e ndryshueshme të teknologjive të ndryshme, është shumë herët që të thuhet me saktësi se si ato do ta ndryshojnë ekonominë krijuese. Në vend të kësaj, dokumenti ynë përshkruan mundësitë dhe shqetësimet për secilën teknologji dhe paraqet sugjerime se ku mund të përqendrohet vëmendja. Pjesa tjetër e këtij artikulli, e shkëputur nga raporti i plotë, përmbledh disa nga gjetjet tona kryesore.

Inteligjenca artificiale po ndryshon zinxhirët e vlerave për përmbajtjen krijuese

Në të gjithë ekonominë krijuese janë vënë re zhvillime interesante përsa i përket përdorimit të IA-së. Shumë persona përfitojnë nga përparimi gjatë machine learning (aplikacion i IA-së që iu siguron sistemeve aftësinë për të nxënë në mënyrë automatike) për të analizuar grupe shumë të mëdha të dhënash për të nxënë sjellje specifike, duke u lejuar kështu kompjuterëve që të njohin modelet dhe “të nxënë” veprime të reja pa u programuar në mënyrë eksplicite.

IA po i ndihmon krijuesit që të përputhin përmbajtjen në mënyrë më efektive me publikun. Algoritme të bazuara tek rrjetet nervore mësojnë dhe klasifikojnë preferencat e një përdoruesi – nga filmat e transmetuar në Netflix, muzika e dëgjuar në Spotify ose produktet e blera në Amazon. Ofruesit pastaj mund të rekomandojnë përmbajtje të përshtatura për një përdorues të caktuar.

IA e ndihmon vetë prodhimin duke kryer detyra që janë shumë të vështira për njerëzit. Në reklamim, ajo përdoret për të kontekstualizuar bisedat në mediat sociale për të kuptuar se si ndihen konsumatorët për produktet dhe për të zbuluar përshtypjet nga reklamat mashtruese. Shërbimet si Amper ose Jukedeck kompozojnë muzikë duke përdorur IA-në, duke u mundësuar krijuesve të vegjël të përdorin muzikë me cilësi të lartë për podcast-et, videot dhe lojrat e tyre me kosto të ulët.

Në veçanti, IA që gjeneron tekst është e përhapur në gazetari dhe përdoret nga botuesit për të zgjeruar gamën e ofertave. Associated Press e ka përdorur IA-në për të liruar rreth 20 për qind të kohës së gazetarëve duke rritur produktin dhjetë herë. Washington Post-i ka krijuar instrumentin e tij, Heliograf, për të mbuluar lajmet sportive dhe politike. Në vitin e tij të parë ky instrument gjeneroi rreth 70 artikuj në muaj, kryesisht histori për të cilat nuk kishin personelin e nevojshëm.

Më shqetësuese akoma, machine learning ka filluar të krijojë përmbajtje origjinale. Implikimet janë ndjerë në shumë industri të ndryshme. Në muzikë, IA ka prodhuar tinguj instrumentalë që njerëzit nuk i kanë dëgjuar kurrë më parë. I njëjti ekip i mësoi një rrjeti nervor ….për të vizatuar skica të kafshëve dhe objekteve dhe për të gjeneruar imazhe të sofistikuara nga fotografia. Në industrinë e modës, hulumtuesit kanë krijuar dizajne të reja. Dhe në industrinë e filmit, janë shkruar skenarë, të kompletuar me udhëzime në skenë, për një film fantastiko-shkencor.

Teknologjitë e tjera kanë fuqinë që të prishin zinxhirin e vlerave, megjithëse do të duhet kohë që të dalin në pah implikimet e plota. Veçanërisht, realiteti i shtuar dhe ai virtual ofrojnë një mjet krejtësisht të ri që mund të përdoret nga krijuesit për të punuar. Për shkak se kjo teknologji ka potencialin të bëhet “zarfi” për të gjithë materialet, ka të ngjarë që të ripërcaktojë konventat narrative që kanë ekzistuar për dekada. Përfitimet e tjera janë të detajuara në dokumentin e plotë.

Në fazën e monetizimit, skedari digjital i transaksioneve ka potencialin për të ndryshuar nivelin e kontrollit të artistëve mbi punën e tyre. Teknologjia mund të bëjë të mundur që artistët të programojnë të drejtat e tyre intelektuale, të ardhurat dhe honoraret nëpërmjet kontratave të zgjuara që shpejt dhe në mënyrë transparente i ndajnë të ardhurat për kontribuesit. Duke hequr ndërmjetësit midis artistit dhe konsumatorit, skedari digjital i transaksioneve mund të zgjidhë problemet që kanë të bëjnë me të dhënat dhe paratë në përmbajtjen kreative, duke u bazuar pikërisht tek shuma që duhet t’i paguajë artistëve për konsumimin aktual dhe duke eleminuar komplikimet përsa i përket kryerjes së pagesës për ta. Teknologjia mund të ndikojë edhe tek të drejtat e prodhimit, monetizimi i palëve të treta dhe transferimi i të dhënave të punës krijuese, duke mundësuar përshtatjen për një qëllim tjetër të përmbajtjes krijuese duke ruajtur pronësinë intelektuale të artistëve.

Teknologjia e kombinuar po transformon përvojat krijuese

Përmbajtja në pikën e konsumit është duke u ndryshuar në mënyrë dramatike nga teknologjia e kombinuar. Sipas një sondazhi, 46 përqind e audiencave e shoqërojnë realitetin virtual me eksperienca të një lloji të ri dhe 60 përqind me lojëra të nivelit të lartë. Por realiteti artificial dhe ai virtual kanë aftësinë për të ofruar përvoja vërtet transformuese duke nxitur ndjenja, aftësi dhe mirëkuptim të ri dhe sa më kuptimplotë.

Mediat e kombinuara (teknologjia që kombinon botën fizike dhe atë virtuale) mund të transformojnë përmbajtjen e gjerë si tregimet humanitare dhe trajnimin për diversitetin në vendin e punës duke u ofruar përdoruesve perspektiva të situatës që mund të ndihmojnë në shmangien e stereotipave dhe rrëfimeve të rreme. Studimet e tjera kanë detajuar mënyrën se si përvojat e përmbajtjes ndryshojnë kur pjesëmarrësit përdorin pajisje të ndryshme të teknologjisë së kombinuar. Kombinimi i duhur i historisë dhe i pajisjes mund ta bëjë përmbajtjen më efektive se sa do të ishte nëse do të paraqitej përmes mediave tradicionale.

Shumë pajisje të nivelit të lartë të teknologjisë së kombinuar aktualisht kërkojnë kompjutera të palëvizshëm specifikë për t’i vënë në funksionim ata, me një kosto prej disa mijë dollarësh. Duke patur parasysh parashikimet që çmimi i kufjeve të RV do të pësojë rënie prej 15 për qind çdo vit dhe që ato nuk do të jenë të lidhura fizikisht me kompjuterin, ka shumë mundësi që teknologjitë e kombinuara do të bëhen në mënyrë progresive më të disponueshme për konsumatorët e tregut masiv. Sipas një prodhuesi filmash të RV, kjo mund të lajmërojë një mënyrë të re të kujtuari, dhe jo vetëm të krijuari. “Mendoni për gjithçka që harroni në lidhje me një ditëlindje kur jeni fëmijë. [Me kapjen e gjerë të përmbajtjes së RV], paisja do të kapte gjithçka …. Do të ishte interesante që të shihnim se çfarë ndodh kur ne nuk do të mund të harrojmë asgjë. ”

Megjithatë, ky premtim mund të sfidohet nëse varësia jonë nga teknologjia e lëvizshme replikohet me RSH dhe RV. Të dhënat nga dhjetëvjeçari i kaluar tregojnë që, ndërkohë që në përgjithësi koha jonë e lirë është në rritje, ne po shpenzojmë më shumë nga kjo kohë duke përdorur pajisjet me ekrane (Figura 1). Përdoruesit e telefonave inteligjentë bashkëveprojnë me pajisjet e tyre mesatarisht 85 herë në ditë, dhe 46 përqind deklarojnë se nuk mund të jetojnë pa to. Mbipërdorimi i mundshëm çon në shqetësime të tjera dhe mund të ndikojë gjithashtu edhe tek ekonomia krijuese. Studimet kanë treguar se si performanca jashtë ekranit është ndërprerë nga pajisjet digjitale dhe hulumtimet e fundit kanë zbuluar se vetëm prania e një telefoni inteligjent mund të zvogëlojë kapacitetin njohës. Pajisjet e teknologjisë së kombinuar, të cilat mund të jenë të paktën po aq tërheqëse sa edhe telefonat inteligjentë, mund të kthehen në paisje penguese.


Figura 1

Niveli i problemit po fillon të pranohet nga kompanitë e mediave sociale. Facebook-u e ka kthyer vëmendjen nga hulumtimet që tregojnë se si mediat sociale mund të ndikojnë tek mirëqenia dhe sugjeron se ndryshimi i shprehive të përdoruesve mund të ndihmojë në kufizimin e efekteve negative.

Ekonomia krijuese dhe ekonomia e platformës po konvergojnë

Ndërsa këto teknologji kanë potencial të ndryshueshëm për të ndryshuar mënyrën se si prodhohen dhe konsumohen materialet përmbajtësore, ato po aplikohen në një mjedis dinamik. Botuesit kanë përdorur teknologjinë për të gjetur audienca më të mëdha për përmbajtjen e tyre, por kanë më pak kontroll të drejtpërdrejtë se si zbulohet kjo përmbajtje. Në vend të kësaj, platformat teknologjike janë burimet kryesore të referimit për botuesit digjitalë, ku Facebook dhe Google janë përgjegjës për rreth 70 për qind të trafikut të referimit online (Figura 2). Kjo marrëdhënie ndikon tek elementet redaksionalë (çfarë lloj përmbajtje shihet dhe pse) si edhe tek elementet monetare (ku grumbullohen të ardhurat) të informacionit dhe përmbajtjes argëtuese.


Figura 2

Përsa i përket anës editoriale, platformat e teknologjisë mund të ndikojnë – qëllimisht apo jo – tek llojet e përmbajtjes që lulëzojnë. Kompanitë ofrojnë stimuj, duke përfshirë pará dhe këshilla, të cilat ndikojnë tek botuesit në drejtim të krijimit të përmbajtjes që funksionon mirë në platformat e tyre. Ajo nuk është gjithmonë përmbajtje me vlera të larta artistike apo qytetare, por përmbajtje që ka gjasa të përhapet shpejt në internet.

Algoritmet pronësore të IA-së sigurojnë që t’iu jepen formate të caktuara në kërkimet dhe furnizimin me përmbajtje nga ana e konsumatorëve. Për shembull, Facebook dhe Google kanë zhvilluar teknologji që redukton kohën e ngarkimit për përmbajtjen, por teknologjia kërkon që përmbajtja t’i përmbahet standardeve të saj. Duke vepruar kështu, platformat ushtrojnë gjykime “eksplicite editoriale” për përmbajtjen dhe standardet e dizajnit – vendime që dikur ishin kompetencë e medias tradicionale.

Përfitimet monetare të kësaj marrëdhënieje të re nuk shkojnë tërësisht tek krijuesit e përmbajtjeve dhe botuesit. Pesë kompani marrin pothuajse 80 për qind të të ardhurave botërore nga reklamimi në paisjet e lëvizshme dhe sipas disa vlerësimeve pothuajse 90 për qind e rritjes do t’i shkojë vetëm dy kompanive, Facebook dhe Google (Figura 3).

Figura 3

Nuk është e qartë nëse kjo marrëdhënie midis botuesve dhe platformave do të vazhdojë; po bëhet një lloj përshtatjeje. Por statusi po ndryshon qartazi, dhe në proces përgjegjësia për dëmtimin e përmbajtjes po largohet nga botuesit dhe po i mbetet entiteteve të tjera. Një nga sfidat e IA-së është se ajo nuk ka vullnet të vetëdijshëm dhe nuk është në gjendje të shpjegojë produktin e saj. Përkundrazi, ajo duhet të mbështetet tek të dhënat që merr dhe tek algoritmet e përdorura. Kjo mund të duket diçka e parëndësishme në kontekstin e muzikës apo artit të gjeneruar nga paisjet. Por, kur teknologjia do të mund të përcaktojë se çfarë përmbajtje editoriale do të shfaqet përpara përdoruesve, atëherë do të rritet edhe aftësia për të informuar dhe formuar opinionin publik dhe rreziqet e mundshme përsa i përket mungesës së transparencës në vendimmarrje bëhen më të mëdha.

Siç është demonstruar nga dezinformimi dhe keqinformimi që preku zgjedhjet e ndryshme në vitin 2016 dhe 2017, platformat po përpiqen të reagojnë. Ata kanë bërë përparime përsa i përket përkrahjes së nismave që adresojnë aftësinë mediatike dhe sigurojnë burime për kompanitë cilësore të lajmeve për të zhvilluar përmbajtje më të mirë. Megjithatë, duhet të kuptojmë nëse llojet e caktuara të përmbajtjes vazhdojnë të mbijetojnë, pasi modelet e tanishme të biznesit i favorizojnë ato. Në fillim të vitit 2018, ndoshta në vlerësim të kësaj çështjeje, Facebook-u njoftoi një ndryshim në News Feed-in e tij (faqe interneti ku paraqiten lajmet dhe informacioni më i fundit) për t’i dhënë përparësi përmbajtjes nga familja dhe miqtë në vend të markave, bizneseve dhe mediave.

Një trend paralel është përdorimi i teknikave të dizajnimit të teknologjisë së lëvizshme që mund të kenë efekte të pafavorshme tek përdoruesit. Projektuesit e programeve kompjuterike shpesh përdorin të dhënat e përdoruesve për të personalizuar shërbimet dhe për të zgjeruar bizneset, dhe një gjë e tillë në shumë raste e ka bërë përmbajtjen më të dobishme për konsumatorët. Kompanitë më të suksesshme kanë mundur ta bëjnë këtë në mënyrë të shpejtë. Si rezultat, kompanitë kanë një stimul për t’i mbajtur përdoruesit të angazhuar me faqet e internetit dhe aplikacionet e tyre në mënyrë që të mbledhin sa më shumë të dhëna. Inxhinierët kombinojnë njohuritë e sjelljes të bazuara në të dhëna me teknikat psikologjike për të nxitur dhe bindur individët që të shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet e tyre. Akademikët dhe punonjësit e brendshëm të industrisë kanë shembuj të detajuar të dizajnit bindës të programeve kompjuterike. Kjo po nxitet nga IA, por ka aplikacione në një numër mediumesh të ndryshme dhe mund të ndikojë në mënyrën se si është projektuar programi kompjuterik për teknologjinë e kombinuar.

Nëse shoqëria përfiton nga ekonomia krijuese, politikat e sektorit publik dhe privat duhet të përputhen me interesat e konsumatorit – diçka që mund të arrihet vetëm përmes bisedës dhe bashkëpunimit. Në të vërtetë është më lehtë të thuhet sesa të bëhet; në raportin e plotë, identifikohet një fushë e përbashkët si një pikë e mundshme fillestare për diskutim.

—————————————————————–

Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.

—————————————————————–

skillsforjobs
Si ndikojnë teknologjitë në zhvillim tek ekonomia krijuese? Hulumtimet sugjerojnë disa mënyra se si është duke u riorganizuar puna krijuese nga inteligjenca artificiale, realiteti i shtuar, realiteti virtual dhe skedari ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.