Blog

Sjellim më pranë shkollat profesionale shqiptare dhe zvicerane! 

Entuziastë për të zbuluar çfarë kemi të përbashkët dhe çfarë kemi të veçantë! Tashmë, Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka” dhe Shkolla Teknike Elektrike “Gjergji Canco”  janë binjakëzuar me shkollën zvicerane BBZ Biel.

Binjakëzimi nënkupton bashkëpunimin e ndërsjelltë në disa forma, si: vizitat dhe shkëmbimi i mësuesve, kurrikulave, materialeve mësimore dhe praktikave më të mira për menaxhimin e shkollave.

Në mënyrë të veçantë, shkëmbimi mes shkollave shqiptare dhe shkollës BBZ Biel në Zvicër do të shpaloset edhe në një dimension të ri: shkëmbimin e nxënësve praktikantë!

Së bashku me shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë, deri tani, 3 shkolla të mbështetura nga projekti “Aftësi për Punë” janë binjakëzuar me shkolla zvicerane.

skillsforjobs
Entuziastë për të zbuluar çfarë kemi të përbashkët dhe çfarë kemi të veçantë! Tashmë, Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" dhe Shkolla Teknike Elektrike "Gjergji Canco"  janë binjakëzuar me shkollën zvicerane BBZ Biel. Binjakëzimi ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.