Blog

Projekti Zviceran Sjell Perspektiva për të rinjtë shqiptarë

Tani të rinjtë shqiptarë do të kenë më shumë mundësi të përfitojnë një kualifikim cilësor dhe të gjejnë vende pune të mira në sajë të projektit “Aftësi për Punë”, financuar nga qeveria zvicerane. Në partneritet me shkollat Industriale Pavarësia, Tregtare Vlorë, Kolin Gjoka Lezhë, Kristo Isak Berat dhe Qendrën e Formimit Profesional Publik në Vlorë, Aftësi për Punë do të përmirësojë cilësinë e programeve, rrisë atraktivitetin e tyre dhe krijojë lidhje të forta me bizneset.

Bashkëpunimi me bizneset fillon që nga praktikat profesionale, kurrikulat më të mira sipas nevojave të ekonomisë dhe deri tek dhe kalimi e nxënësve nga shkolla në punë. Kalimi drejt punësimit do të lehtësohet përmes Qendrave të Karrierës që do të ngrihen për herë të parë në vend përmes këtij projekti.

Duket se nxënësit në Shqipëri janë mjaft të lidhur me teknologjinë, por sistemi publik i Arsimit dhe Formimit Profesional është ende larg këtij trendi. Ndërkohë, 72% e të rinjve të intervistuar në vend përdorin telefona të zgjuar (smartphone) çdo ditë, dhe më shumë se gjysma janë aktivë në rrjetet sociale. Në këto kushte, aplikacionet e të nxënit mund të jenë një mjet për ta kthyer arsimin profesional më në “modë”. Dhe fakti që të dhënat flasin për rritjen e interesit të mësuesve dhe të instruktorëve për metodat mësimore të kombinuara (në klasë dhe online) i hap rrugë mundësive për nxitjen e inovacionit në shkollat shqiptare.
Projekti po krijon partneritet me ato punëdhënës “mendjehapur” të cilët e shohin përfshirjen e tyre në sistemin e zhvillimit të aftësive si një investim në fuqinë punëtore. Këto sipërmarrës do të mbështeten që të marrin rolin udhëheqës në këtë proces. Duke parë rëndësinë e tij, Aftësi për Punë ka në fokus edhe përmirësimin e organizimit të shkollës duke forcuar lidhjet e qendrueshme me sektorin privat.
Të paktën 6500 të rinj dhe të reja në Vlorë, Lezhë dhe Berat do të përfitojnë nga ky projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Aftësi për Punë zbatohet nga Swisscontact, organizata zvicerane lider në zhvillimin e aftësive dhe të sektorit privat.

h.lilo
Tani të rinjtë shqiptarë do të kenë më shumë mundësi të përfitojnë një kualifikim cilësor dhe të gjejnë vende pune të mira në sajë të projektit ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.