Blog

Stafi drejtues i shkollave partnere të S4J merr pjesë në shkollën verore për ‘Udhëheqjen e Institucioneve Arsimore’

Drejtorët e shkollave janë përgjegjës për formimin e vizionit të suksesit akademik për të gjithë nxënësit, për krijimin e një klimë mikpritëse për arsimin, për kultivimin e aftësive udhëheqëse tek personat e tjerë të personelit, për përmirësimin e dhënies së instruksioneve, për menaxhimin e njerëzve, të dhënave dhe proceseve. Ky është një rol vendimtar për mbarëvajtjen e organizatës.

Për këtë arsye, ‘Aftësi për Punë’ S4J është angazhuar të sigurojë mbështetjen e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të personelit drejtues të shkollave në këtë drejtim. Nga data 25 deri më 27 korrik, drejtorët e shkollave të AFP-së, partnere të S4J dhe përfaqësuesit e ekipit S4J morën pjesë në shkollën verore për ‘Udhëheqjen e Institucioneve Arsimore’ në qytetin liqenor të Pogradecit.

Përfaqësues nga institucionet e AFP-së partnere të projektit tonë po ndjekin këtë javë shkollën verore #Educationa…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Thursday, July 26, 2018

Shkolla verore u ideua  për drejtorët e shkollave dhe asistentët e drejtorëve, të cilët janë të interesuar në përmirësimin e proceseve të llogaridhënies dhe të efektivitetit të udhëheqjes së shkollës, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe krijimit të një klime më të mirë në shkollë. Qëllimi i kësaj shkolle verore ishte inkurajimi i një brezi të ri udhëheqësish në shkolla për të diskutuar tema të ndryshme nga një këndvështrim ndërdisiplinar, duke hulumtuar lidhjen ndërmjet qasjeve të shumta, metodave të kërkimit dhe marrëdhënieve mes debatit akademik dhe jo akademik.

Programi u përshtat për drejtorët e shkollave nëntëvjeçare, të shkollave të mesme dhe të shkollave të tjera të AFP-së nga Shqipëria dhe Kosova. Ligjëruesit kryesorë ishin Angelo Paletta (Profesor i Sistemeve të Kontrollit të Menaxhimit, Universiteti i Bolonjës) dhe Christopher Bezzina (Zëvendës Dekan dhe Profesor i Udhëheqjes së Institucioneve Arsimore në Universitetin e Maltës). Ky aktivitet organizohet për të tretin vit radhazi nga organizata rinore New Vision, Universiteti Metropolitan dhe Universiteti i Tiranës me mbështetjen e Swisscontact, LuxDev, Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Maltës.

 

skillsforjobs
Drejtorët e shkollave janë përgjegjës për formimin e vizionit të suksesit akademik për të gjithë nxënësit, për krijimin e një klimë mikpritëse për arsimin, për kultivimin e aftësive udhëheqëse ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.