Blog

Starton Programi i Gjurmimit të Nxënësve të Shkollave Profesionale

Suksesi i një shkolle profesionale nuk matet thjesht me notat e dëftesës të nxënësve. Përveç qytetarëve të mirë , ajo duhet të përgatisë profesionistë. Programet e gjurmimit të të diplomuarve janë një mënyrë për të matur efikasitetin e një institucioni arsimor. Përmes tyre mund të kuptojmë shumëçka mbi cilësinë e shkollës, lidhjen e saj  me botën e punës, nivelin e kënaqshmërisë së nxënësve me programet, stafin dhe aktivitetet jomësimore, si  dhe  informacione për kalimin nga shkolla në punësim apo arsimim të mëtejshëm. Për të gjetur përgjigjet mbi “fatin” e të diplomuarve 2016, Aftësi për Punë bashkë me 4 shkollat partnere ka çelur anketën online të gjurmimit të nxënësve. Për ta bërë më interesant programin, në lojë janë edhe 4 tablete që do fitohen nga pjesëmarrësit e anketës me short. Nëse je diplomuar në 2016 në shkollën Industriale Pavarësia Vlorë, Tregtare Vlorë, Kolin Gjoka Lezhë  apo Kristo Isak Berat, të ftojmë të bëhesh pjesë e progamit. Ja linku .

skillsforjobs
Suksesi i një shkolle profesionale nuk matet thjesht me notat e dëftesës të nxënësve. Përveç qytetarëve të mirë , ajo duhet të përgatisë profesionistë. Programet e gjurmimit të të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.