Blog

Tradicionale, por në një mënyrë moderne

Nxënëset e drejtimit Tekstil në shkollën ‘Hamdi Bushati’ bëjnë debutimin e tyre së bashku me stilistë të njohur të modës shqiptare

Muzeu i Stilit: Ethno Vibes është një eveniment mode, i cili synon promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore shqiptare. Ruajtja dhe promovimi i traditës dhe identitetit tonë nëpërmjet rigjallërimit të elementeve tradicionale në veshje dhe kombinimit të tyre me konceptet moderne të stilit është edhe thelbi i filozofisë së aktivitetit, edicioni i dytë i të cilit u zhvillua në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ‘Marubi’ në pedonalen e Shkodrës më 29 shtator.

Trashëgimia jonë kulturore sot shërbejnë si frymëzim për shumë stilistë të njohur të modës, të cilët kombinojnë në punën e tyre elementët modernë dhe ato tradicionalë. Artistët që i zbatojnë këto parime, si Besa Rugova, Dorina Kolaj, Hilda Maha, Etnik Shala, Ajola Lekaj ekspozuan veprat e tyre më të mira gjatë këtij aktiviteti.

Së bashku me këta emra të mëdhenj, edhe stilistet e reja të modës të regjistruar në drejtimin Tekstil në shkollën profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër bënë debutimin e tyre, duke prezantuar në një sesion të veçantë projektin e tyre modern-tradicional të punuar me dorë.

Frymëzuar nga fotografitë e Marubit, të rejat kishin ideuar dhe krijuar për këtë aktivitet një fustan të bardhë me detaje të qëndisura në të zezë, një kombinim i traditës dhe modernes. Të katër artistet më të reja shpjeguan procesin e krijimit të kryeveprës së tyre, e cila u ekspozua në Muzeun ‘Marubi’ gjatë gjithë ngjarjes.

Përgatitur me shumë ❤ nga vajzat e drejtimit #Konfeksione 👗të Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati"!Veshja u…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Sunday, September 30, 2018

Projekti i veshjes inkurajoi krijimtarinë dhe punën në ekip midis të katër nxënëseve, ndërkohë që aktiviteti i siguroi ekspozimin ndaj botës ‘reale’ të stilit dhe modës në Shqipëri. Duke marrë pjesë në këtë aktivitet, nxënësit arritën të bëheshin pjesë e një përvoje të mrekullueshme, duke nxënë dhe duke u lidhur me stilistët më të mëdhenj shqiptarë si edhe me aktorë të tjerë që ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Drejtoresha e shkollës, Jasmina Lumanaj, e plotësoi demonstrimin e nxënëseve duke prezantuar shkollën, drejtimet e saj, vizionin për profilin e Tekstilit dhe Konfeksionit, si edhe me prezantimin e disa prej punimeve më të mira të nxënësve ndër vite. Edhe dy nxënës të tjerë të shkollës ‘Hamdi Bushati’ u angazhuan në pritjen me kokteje të ndryshme, duke promovuar drejtimin e Hoteleri -Turizmit të ofruar në shkollë.

skillsforjobs
Nxënëset e drejtimit Tekstil në shkollën ‘Hamdi Bushati’ bëjnë debutimin e tyre së bashku me stilistë të njohur të modës shqiptare Muzeu i Stilit: Ethno Vibes është një eveniment mode, ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.