Blog

Trajnimi i mentorëve të kompanive, së shpejti një realitet për Shqipërinë!

Në muajin tetor dhe nëntor, në Tiranë u përmbyll faza e parë e programit të Trajnimit të Trajnerëve për kryerjen e trajnimit të mentorëve në kompani. Programi u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Federal Zviceran për Arsimin dhe Formimin Profesional (SFIVET) dhe u ofrua nga Mërgim Jahiu, një ekspert që punon me institucionin zviceran.

Ngritja e kapaciteteve për mentorët në kompani është e rëndësishme për të siguruar ofrimin e praktikave profesionale cilësore në partneritet me sektorin privat, si edhe për të plotësuar kuadrin për të nxënit nëpërmjet punës (WBL) në Shqipëri.

Meqenëse formimi pedagogjik është i rëndësishëm për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e programeve të reja të trajnimit, Trajnimi i Trajnerëve u është ofruar edhe mësuesve të Njësisë së Zhvillimit, instruktorëve të QFP-së, profesorëve të universiteteve, institucioneve lokale, ofruesve të trajnimit dhe OJQ-ve. Projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J po bashkëpunon me AKAFPK-në për licencimin e këtyre institucioneve në mënyrë që ata të mund ta ofrojnë këtë lloj trajnimi në të ardhmen.

“Procesi ka shkuar shumë mirë! Pjesëmarrësit kanë kontribuar me komente pozitive dhe janë shumë entuziastë për këtë përvojë “- thotë Mërgim Jahiu, përfaqësues nga SFIVET i cili është përgjegjës për zhvillimin e ‘Trajnimit të Trajnerëve’.

Në fillim të muajit janar 2019 (nga data 15 deri në datën 16), trajnerët e ardhshëm do të realizojnë Trajnimin e parë të Mentorëve në kompani, nën drejtimin e SFVIET.

Si mund të kemi #PraktikaProfesionale më cilësore?Në 16-18 tetor, në bashkëpunim me Institutin Federal Zviceran për…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Friday, October 26, 2018

skillsforjobs
Në muajin tetor dhe nëntor, në Tiranë u përmbyll faza e parë e programit të Trajnimit të Trajnerëve për kryerjen e trajnimit të mentorëve në kompani. Programi u zhvillua ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.