Blog

Tryezat vendore të dialogut: ofruesit e AFP-së takojnë sektorin privat

Platforma e dialogut për zhvillimin e aftësive është një nismë pilot e projektit “Aftësi për Punë” (S4J), për të mbështetur ofruesit e arsimit dhe formimit (profesional dhe universitar) në krijimin e tryezave vendore të dialogut me sektorin privat dhe me palë të tjera të interesuara.

Objektivat e platformës së dialogut janë:

  • Më shumë ndërgjegjësim dhe shkëmbim informacioni në nivel qarku midis ofruesve të arsimit e formimit dhe kompanive;
  • Koordinim dhe partneritet midis ofruesve dhe punëdhënësve;
  • Të promovohet zhvillimi i aftësive të kërkuara nga tregu i punës duke vlerësuar nevojat e tij;
  • Përfshirje më e madhe e kompanive si në identifikimin e aftësive ashtu edhe në ofrimin e aftësive të reja.

Tryezat vendore të dialogut janë parashikuar të organizohen çdo vit në muajin tetor në formatin e një workshop-i. Në qendër të këtyre workshop-eve janë ofruesit e një qarku dhe kompanitë më të rëndësishme që operojnë në atë territor. Ato grupohen sipas industrive (ose grupe industrish) të ndryshme.

Raportet e tryezave vendore të dialogut për rajonet e Beratit, Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës, do të mund t’i lexoni të plota më poshtë.

TRYEZAT VENDORE – RAJONI BERAT

TRYEZAT VENDORE – RAJONI VLORË

TRYEZAT VENDORE – RAJONI LEZHË

TRYEZAT VENDORE – RAJONI SHKODËR

admin
Platforma e dialogut për zhvillimin e aftësive është një nismë pilot e projektit "Aftësi për Punë" (S4J), për të mbështetur ofruesit e arsimit dhe formimit (profesional dhe universitar) në ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.