Blog

Vijojnë aktivitetet intensive në Javën e Praktikave Profesionale

Nesër në Shkodër organizohet konferenca: Zhvillimi i Aftësive Profesionale në Sektorin e Turizmit për Rajonin e Shkodrës

Tiranë, 22 nëntor – Është hapur të hënën, Java e Praktikave Profesionale, e cila vijon me një axhendë të ngjeshur në kryeqytet dhe disa qytete të vendit, ku ndodhen shkollat dhe sipërmarrjet përfituesë te ketij projekti.

Swisscontact, përmes projektit Aftësi për Punë (S4J), hapi të hënën në zyrat e saj javën e ngjeshur të aktiviteteve. Z. Henry Leeretveld, Drejtori Rajonal i Swisscontact, për Europën Lindore u shpreh optimist, se pjesë e këtij programi do të bëhen më shumë nxënës, mësues e mbi të gjitha më shumë sipërmarrës të interesuar.

Në kuadër të javës së praktikave profesionale, projekti lançoi nismën e praktikave  në distancë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në zyrat e Protik në Tiranë, pjesë e konferencës ishin përfaqësues të sektorit të teknologjisë së informacionit si dhe nxënës e mësues të shkollës profesionale “Gjergji Canco”, e cila është bërë tashmë pjesë e këtij projekti.

Menaxheri i projektit S4J, Z. Fation Dragoshi, theksoi gjatë kësaj konference se:

“Ne kemi filluar prej pak kohësh një program për praktikat profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit me fokus të veçantë tek programimi. Kemi afro 15 kompani që po bashkëpunojnë me ne për të marrë përsipër realizimin e praktikave profesionale në distancë për më shumë se 100 nxënës të dy shkollave të mesme profesionale që projekti mbështet në Lezhë dhe Vlorë”.

Përvoja e parë në këtë drejtim është shpresëdhënëse. Nisur nga interesi i kompanive dhe nxënësve, Z. Dragoshi thotë se në më pak se dy vite pritet të formohen rreth 300 të rinj programues ICT.

“Besoj se në shtatorin e vitit që vjen do të jenë 200 të rinj që do të futen në një proçes të shpejtë trajnimi për t’u bërë programues”, – tha Dragoshi.

Një nga shtyllat bazë të programit S4J, që mbështetet nga qeveria zvicerane janë format e reja të mësimdhënies.

Zj. Sidita Dibra, Menaxhere e komponentit për mënyrat e reja të mësimdhënies në arsimin profesional tregon se, “Nxënësit i pëlqejnë ambientet e reja të krijuara, ku mësohet në klasa me tavolina modulare, ku punohet në grup, ku ka teknologji informacioni. Sfida e radhës nuk është për të përdorur teknologjinë e informacionit, por të zgjedhim orientimin e duhur për mësuesit dhe nxënësit se çfarë metodash të përzgjedhin”.

Metodat e reja po aplikohen aktualisht nga 27 mësues dhe përfshijnë 218 të rinj.

Ditët janë shoqëruar edhe me Panairin e Praktikave Profesionale në shkollën “Kolin Gjoka” në Lezhë dhe në shkollën Tregtare të Vlorës.

Këtu do të gjeni fotografitë e realizuara gjatë aktiviteteve të zhvilluara deri sot në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale.

Lezha mirëpriti 20 biznese, kompani kombëtare dhe lokale të TIK dhe Hoteleri Turizëm të cilat zhvilluan intervistat për përzgjedhjen e studentëve. Rreth 150 studentë u bënë pjesë e panairit duke realizuar kështu ëndërrën e tyre për të zhvilluar praktikën profesionale në bizneset e pranishme. Qendra e karrierës, një nga risitë që projekti S4J ka sjellë në këto shkolla, ishte aktive gjatë gjithë procesit duke orientuar dhe këshilluar praktikantët në zgjedhjen e tyre.

Në fjalimin e hapjes znj. Elena Dimashi, Menaxhere Komponenti e Projektit S4J, u shpreh se “Kolin Gjoka” është shkolla model e këtij projekti, e cila ofron gjithmonë një bashkëpunim perfekt dhe rezultatet e arritura der tani kanë qenë pozitive, si për biznesin ashtu dhe për studentët. “Këtu ofrohet mundësia për të mësuar me metodat më të fundit dhe më të reja me të cilat mësojnë dhe nxënësit në Zvicër, prandaj kjo është zgjedhja më e mirë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare që akoma nuk e kanë të qartë çfarë duan të bëjnë,” theksoi Dimashi.

Për më shume këtu gjeni materialin përmbledhës filmik mbi aktivitetet e ditëve të para të Javës së Praktikave Profesionale.

Nesër në Shkodër

Konferenca: “Rritja e turizmit = Më shumë praktikantë”

Për zhvillimin e Formimit Profesional në Turizëm, Projekti Aftësi për Punë (S4J) po asiston edhe shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Ditën e Enjte, më datë 23 Nëntor, do të mbahet në shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër, Konferenca për Zhvillimin e Aftësive në Sektorin e Turizmit.

Kjo konferencë synon të afrojë sipërmarrjet e interesuara të këtij sektori me shkollën, dhe t’u mundësojë nxënësve praktika afatgjata pranë biznesit. Gjithashtu, Konferenca në Shkodër do të jetë ura lidhëse për të nënshkuar 10 Marrëveshje Bashkëpunimi me bizneset që e kanë mirëpritur projektin dhe janë bashkuar me nismën. Pritet që nga bashkëpunimi me shkollën e Shkodrës të përfitojnë 500 nxënës.

Java e Praktikave profesionale do të mbyllet të premten me lançimin e Aleancës Shqiptare për Praktikat Profesionale.

Kontakt

Mediat e interesuara janë të ftuara të marrin pjesë. Për më tepër informacion dhe një program të detajuar të javës jeni të ftuar të kontaktoni zyrën tonë të shtypit/personin përgjegjës për komunikimin ose na shkruani në adresën ines.poshnjari@swisscontact.org

Vlerësojmë bashkëpunimin tuaj duke e publikuar artikullin në mediat që përfaqësoni!

Rreth “Aftësi për Punë” dhe Swisscontact

Projekti ‘Aftësi për Punë’ (S4J) është një projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swisscontact (SC), një fondacion i pavarur zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar. Swisscontact operon në Shqipëri që nga viti 1992 me zbatimin e projekteve që kanë në fokus zhvillimin e Arsimit dhe Trajnimit Profesional, si dhe Zhvillimin e Sektorit Privat. Swisscontact bazohet në qasje inovative, bashkëpunim me sektorin privat, një fokus të fortë në mësimin praktik, orientim drejt botës së punës, decentralizim me përfshirjen e palëve të interesuara lokale dhe kontributet në reformimin e sistemeve.

skillsforjobs
Nesër në Shkodër organizohet konferenca: Zhvillimi i Aftësive Profesionale në Sektorin e Turizmit për Rajonin e Shkodrës Tiranë, 22 nëntor - Është hapur të hënën, Java e Praktikave Profesionale, e ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.