Blog

Vizitë në terren në shkollën profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër

Për 6 dekada me rradhë, Swisscontact-i i është përkushtuar punës për të promovuar zhvillimin e aftësive dhe për të forcuar sistemet e arsimit profesional në mbi 35 vende ku vepron. Gjatë dy viteve të fundit, ‘Aftësi për Punë’ S4J ka ndihmuar Ministrinë shqiptare të Linjës, përgjegjëse për AFP-në për të mbështetur transformimin e 7 ofruesve publikë të AFP-së.

Për të ndarë me të tjerët mësimet e nxjerra dhe për të reflektuar për mënyrën se si mund të përmirësohen ofruesit për ta bërë ofertën e AFP-së më relevante për tregun e punës, ne jemi duke organizuar vizita në terren tek secili prej këtyre ofruesve. Nëse jeni përfaqësues i një kompanie të sektorit privat apo nëse punoni për një projekt zhvillimor, nëse jeni drejtor shkolle apo person përgjegjës për marrëdhëniet me biznesin, ju lutemi të gjeni kohë dhe të bashkoheni me ne gjatë vizitës së ardhshme në terren, më 26 tetor në shkollën profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër.

 

Vizita e parë në këtë kuadër u organizua në muajin maj 2018. Përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Dhomës Gjermano-Shqiptare të Tregtisë (DIHA) vizituan shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë.

Vizitat në shkollat e tjera të mbështetura nga S4J do të organizohen në muajt e ardhshëm. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në ndonjë nga këto vizita, ju lutemi na shkruani në adresën e mëposhtme: ines.poshnjari@swisscontact.org. Programi për secilën vizitë do të ndahet me palët e interesuara me e-mail.

Nëse preferoni të bëni një vizitë individuale në ndonjërin nga institucionet, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë (në adresën e email-it që gjeni më sipër) ose vetë institucionin nëpërmjet faqes së tyre në Facebook (klikoni në lidhjet e mëposhtme).

skillsforjobs
Për 6 dekada me rradhë, Swisscontact-i i është përkushtuar punës për të promovuar zhvillimin e aftësive dhe për të forcuar sistemet e arsimit profesional në mbi 35 vende ku ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.