Blog

Vizitë Studimore në Zvicër për aktorët e Arsimit dhe Formimit Profesional

Tek ‘Aftësi për Punë’ S4J, ne vlerësojmë Sistemin Zviceran të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) si një shembull të shkëlqyer të integrimit të arsimit profesional për ndërtimin e një ekonomie të fortë.

Nga data 3 deri më 7 qershor, një delegacion i përbërë nga specialistë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, drejtorë të shkollave, personel i Njësisë së Zhvillimit të shkollës, përfaqësues të biznesit, organizata zhvillimore që punojnë në fushën e AFP-së (UNDP) morën pjesë në një vizitë studimore në Zvicër për të mësuar diçka më shumë për sistemin zviceran të AFP.

Insights into the Swiss vocational training system:From 4 June to 8 June a delegation from Albania is getting insights…

Posted by Swisscontact worldwide on Wednesday, June 6, 2018

Gjatë vizitës 5-ditore ata patën rastin që të vizitojnë disa kompani që ofrojnë praktika profesionale afatgjata për të rinjtë, shkolla të arsimit profesional dhe qendra trajnimi, si edhe të takohen e të shkëmbejnë me specialistë të Qendrave të Karrierës dhe politikëbërës në fushën e AFP. Ky është grupi i tretë që merr pjesë në një vizitë studimore në Zvicër në kuadër të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J.

Nga data 3 në 7 qershor, rreth 20 mësues nga shkollat partnere të projektit Aftësi për Punë S4J dhe përfaqësues nga…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Tuesday, June 5, 2018

Gjatë një seance përmbyllëse, pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me hapat konkretë që mund të ndërmerren nga secila palë për të integruar në punën e tyre të përditshme disa nga ato elemente që iu duken më me interes, duke u fokusuar kryesisht tek: intensifikimi i shkëmbimit ndërmjet kompanive dhe ofruesve të AFP-së, duke përfshirë bizneset në vlerësimin e nxënësve; përshtatja e lëndëve të arsimit të përgjithshëm në mënyrë që të jenë të zbatueshme nga nxënësit në profesionin për të cilin po studiojnë; nisja e një fushate ndërgjegjësimi për kompanitë përsa i përket mundësive të bashkëpunimit me ofruesit e AFP-së.

Lexoni konkluzionet e plota të dala nga vizita studimore e organizuar në muajin qershor në këtë link.

skillsforjobs
Tek 'Aftësi për Punë' S4J, ne vlerësojmë Sistemin Zviceran të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) si një shembull të shkëlqyer të integrimit të arsimit profesional për ndërtimin e një ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.