Blog

Zgjedhja e karrierës

Ka shumë raste të prindërve që vendosin të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, pavarësisht se mund të kenë pak informacion rreth një profesioni të caktuar ose faktit se fëmijët e tyre mund të mos kenë aftësitë minimale të kërkuara në lidhje me këtë profesion. Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ecurinë e nxënësit në shkollën profesionale, si edhe në të ardhmen, në tregun e punës.

Për të trajtuar këtë problem, S4J bashkoi forcat me ekspertë zviceranë nga Büro für Bildungsfragen për të përgatitur një paketë me mjete, duke synuar ilustrimin e mënyrës së aplikimit në AFP të aftësive dhe njohurive të marra nga lëndët e përgjithshme që bëhen në shkollë. Këto mjete do të përdoren gjatë orientimit të karrierës, duke synuar kryesisht nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe ata që duan të regjistrohen në shkollën e AFP. Informacioni është i përshtatshëm për t’u ndarë me prindërit, mësuesit kujdestarë, psikologët dhe mësuesit e shkollave profesionale. Duke përshkruar situata tipike, këta aktorë do të mësojnë rreth njohurive të nevojshme akademike, aftësive motorike dhe aftësive sociale që fëmijët duhet të kenë për t’u përfshirë në një profesion të caktuar.

Për shembull, nëse një nxënës dëshiron të regjistrohet në drejtimin Hoteleri & Turizëm dhe të specializohet në gatim, ai duhet të ketë aftësitë bazë në matematikë, në mënyrë që të përgatisë për 7 persona një recetë me udhëzime për vetëm dy 2 persona.

Le të analizojmë një shembull një drejtim tjetër profesional. TIK bazohet thjesht në logjikë, algoritme dhe matematikë. Nëse një nxënëse nuk ka rezultate të mira në matematikë gjatë arsimit nëntëvjeçar, ka shumë mundësi që do të gjendet në të njëjtën situatë edhe nëse regjistrohet për të studiuar në drejtimin e TIK-ut në shkollën profesionale.

Profilet e profesioneve jo vetëm që do t’i ndihmojnë nxënësit dhe prindërit për të patur pritshmëri më të qarta në lidhje me shkollën dhe drejtimin profesional, por do t’i ndihmojnë edhe shkollat të menaxhojnë më mirë regjistrimin e nxënësve të rinj në drejtimet profesionale.

Profilet e profesioneve do të përgatiten përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, me angazhimin e ekspertëve të BfB, mësuesve nga shkollat e AFP, mësuesve nga shkollat e arsimit nëntëvjeçar, përfaqësuesit nga sektori i biznesit dhe projekti S4J. Fillimisht, profilet e kërkesave do të përgatiten për 15 profesione në drejtimet e H&T, TIK dhe ekonomisë dhe do të pilotohen në rajonin e Vlorës.

 

skillsforjobs
Ka shumë raste të prindërve që vendosin të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, pavarësisht se mund të kenë pak informacion rreth një profesioni të caktuar ose faktit ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.