Blog

Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri: Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional

Shqipëria po zbaton reforma të ndryshme arsimore që synojnë përmirësimin e kapitalit njerëzor të vendit. Në këtë proces, Swisscontact është angazhuar në drejtim të fuqizimit të rolit të arsimit dhe formimit profesional.

Kapitali njerëzor është një faktor kryesor për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe shkallën e konkurrencës së një vendi. Vetëm një numër i vogël i vendeve arrijnë të përdorin kapitalin njerëzor të qytetarëve të tyre në nivel të kënaqshëm (mbi 70%). Në vitin 2017, Shqipëria u rendit në vendin e 85-të nga 130 vende në Indeksin Global të Kapitalit Njerëzor të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Arsyet e kësaj performance lidhen me: – aplikimin e vakët të aftësive në botën e punës, veçanërisht mes të rinjve,
– mundësinë për të siguruar punonjës të kualifikuar në tregun e punës, të cilët përmbushin nevojat e kompanive,
– qarkullimin e punonjësve të kualifikuar drejt  tregjeve më të mëdha evropiane.

Swisscontact në Shqipëri po punon për të kapërcyer këto sfida. Projekti “Aftësi për Punë” po mbështet qeverinë shqiptare dhe palët e tjera të interesuara në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një sistem efikas të Arsimit dhe Formimit Profesional Shqiptar (AFP), i frymëzuar nga modeli zviceran: Në mënyrë që Shqipëria të ushqejë më mirë dhe zhvillojë më tej kapitalin e saj njerëzor, ajo duhet të investojë në përmirësimin e cilësisë dhe relevancës së ofertës së sistemit arsimor. Për më tepër, ajo duhet të rrisë, në mënyrë të konsiderueshme, numrin e personave që ndjekin arsimin profesional (krahasuar me gjimnazin) dhe të ofrojë mundësi për përmirësimin e aftësive të shumë të rinjve që kanë përfunduar gjimnazin dhe nuk ndjekin ndonjë lloj arsimi të mëtejshëm.

Për të bashkuar interesat dhe përpjekjet e shumë aktorëve të ndryshëm në procesin e reformimit të sistemit të punësimit dhe aftësive, Swisscontact ka krijuar Akademinë “Aftësi për Punë”, një platformë për diskutim dhe dialog. Prandaj, në shtator 2019, politikë-bërës, akademikë, menaxherë, mësues dhe instruktorë të ofruesve të AFP-së, punëdhënës, nxënës dhe prindër u takuan për të zhvilluar një perceptim, pozicionim dhe angazhim të përbashkët.

Oferta e orientuar drejt tregut të punës dhe zhvillimi i aftësive të drejtuara nga kërkesa ishin në thelb të diskutimeve gjatë aktivitetit “Shkolla Verore 2016” të Akademisë.  Duke u bazuar në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës së institucioneve të ndryshme, Shkolla Verore promovoi  arsyetimin se si tregjet e punës dhe politikat e aftësive të bëhen më efektive, efikase dhe të qëndrueshme përmes një dialogu të vazhdueshëm dhe të strukturuar. Shkolla theksoi rëndësinë e cilësisë dhe relevancës së ofertës për një sistem arsimor funksional, brenda një programi gjithëpërfshirës dhe duke marrë parasysh efektet institucionale si rrjedhojë e ndryshimit të natyrës së punës në epokën digjitale.

Aktiviteti shënoi vetëm fillimin e një sërë përpjekjesh që projekti “Aftësi për Punë” do të ndërmarrë për të promovuar cilësinë dhe relevancën e sistemit të AFP-së duke mbështetur një bashkëpunim gjithnjë në rritje midis punëdhënësve (fokusi te kompanitë), ofruesve dhe politikë-bërësve.

Klikoni këtu për të parë sesionet dhe materialet e Shkollës Verore 2019 të Akademisë “Aftësi për Punë”.

Lidhje të tjera:

Artikull, BusinessMag – Klikoni këtu

skillsforjobs
Shqipëria po zbaton reforma të ndryshme arsimore që synojnë përmirësimin e kapitalit njerëzor të vendit. Në këtë proces, Swisscontact është angazhuar në drejtim të fuqizimit të rolit të arsimit ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.