Analiza piramidale: Një strategji efektive për të organizuar punën në grup

Analiza piramidale: Një strategji efektive për të organizuar punën në grup

Nxënësve u pëlqen kur mësuesit eksperimentojnë në orën e mësimit dhe sidomos kur përfshijnë aktivitete të cilat stimulojnë angazhimin e tyre nëpërmjet punës në grup. Ora e mësimit jo vetëm bëhet më interesante, por i motivon ata të ndajnë ide, të zhvillojnë argumentë të qartë rreth një teme, si dhe i nxit atyre kreativitetin. Kështu që, nëse edhe nxënësve tuaj i’u pëlqen puna në grup, provoni të eksperimentoni me një lloj grupimi të quajtur analiza piramidale.

Çfarë është një analizë piramidale dhe si realizohet ajo?

Në këtë model, ju si mësues jepni një temë për diskutim ose bëni një pyetje të hapur, për të cilën nxënësit duhet të diskutojnë si fillim në grupe dyshe. Çdo grup dyshesh bashkohet me dyshet e tjera, duke formuar kështu grupe të përbëra prej katër vetash të cilët të gjithë së bashku diskutojnë rreth temës, ndërkohë që një nga pjesëtarët mban shënime rreth pikave më të rëndësishme të diskutimit. Kështu grupi vijon të zmadhohet pasi secili grupim bashkohet me grupime të tjera, derisa të formohet një grup i vetëm i cili do sjelli krijimim e një diskutimi të madh. Në këtë fazë, mësuesi mund të ndihmojë në udhëheqjen e diskutimit si dhe nxjerrjen e përfundimeve.

Në një diskutim piramidal, roli i mësuesit është fasilitues për të siguruar që secili grup është duke u angazhuar plotësisht në diskutim. Roli i nxënësit është të dëgjojë me vëmendje, të respektojë të tjerët që flasin dhe të përfshihet në diskutim pavarësisht nga madhësia e grupit. Në çdo fazë të diskutimit piramidal, nxënësit duhet të mbajnë gjithashtu shënime, pasi aftësia për të përmbledhur idetë që zhvillohen në pika kryesore është një nga aftësitë më të rëndësishme për çdo nxënës.

Share This Article: