Lojëra edukuese për nxënësit që mund të praktikoni në klasë

Lojëra edukuese për nxënësit që mund të praktikoni në klasë

A e dinit se një nga mënyrat më të mira për të zhvilluar aftësitë e buta tek nxënësit tuaj është të zhvilluarit e lojrave edukuese?

Duke përmbushur detyrat në grup, nxënësit mësojnë të dëgjojnë, të besojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin, ndërkohë që zhvillojnë aftësi jetësore si komunikimi dhe bashkëpunimi. Më poshtë po ndajmë më ju disa lojra të cilat do t’i argëtojnë pa masë nxënësit tuaj si dhe do t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësi të buta.

1. Artisti i verbër

Si realizohet kjo lojë?

  • Orientoni nxënësit tuaj të formojnë grupe me nga dy persona;
  • Nxënësit nuk duhet ta shohin njëri-tjetrin;
  • Një nxënës nga secili grup merr një vizatim nga mësuesi të cilin e ka përgatitur paraprakisht (vizatimi sugjerohet të jetë i lidhur me një nga temat mësimore);
  • Njëri prej nxënësve në grup duhet t’i përshkruajë vizatimin nxënësit tjetër dhe ky i fundit duhet ta realizojë atë me sytë e mbyllur.

Si ndihmon kjo lojë?

Ky aktivitet është fantastik për të argëtuar nxënësit tuaj. Ata jo vetëm luajnë, por edhe mësojnë në të njëjtën kohë. Loja do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë komunikuese, të rrisin imagjinatën e të jenë më krijues.

2. Krijoni një histori

Si realizohet kjo lojë?

  • Ndani klasën në dy grupe;
  • Secilit grup i shtroni një problem dhe anëtari i parë i skuadrës shkruan një zgjidhje;
  • Fleta kalon tek të gjithë anëtarët e skuadrës ku secili shton mendimin e tij për të ndërtuar një zgjidhje të përbashkët të problemit nga i gjithë ekipi;
  • Në fund, një anëtar nga secila skuadër prezanton zgjidhjen e problemit.

Si ndihmon kjo lojë?

Nëse ju i angazhoni nxënësit tuaj në këtë aktivitet , të jeni të sigurt që do t’i ndihmojë ata të bëhen më kreativë dhe t’i përmirësojë aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Share This Article: