Marrëdhënia prind-mësues: çelësi i suksesit të nxënësve tuaj

Marrëdhënia prind-mësues: çelësi i suksesit të nxënësve tuaj

Të gjithë kemi dëgjuar për rëndësinë dhe përfitimet e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme midis mësuesve dhe nxënësve. Studimet tregojnë se nxënësit performojnë dhe ndihen më mirë kur prindërit dhe mësuesit punojnë së bashku për zhvillimin e tyre akademik. Qëndrimet, sjellja, përkushtimi dhe notat e nxënësve përmirësohen kur mësuesit dhe prindërit kanë ndërtuar ura komunikimi të rregullta. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla sesi t’i ndërtoni këto marrëdhënie me prindërit e nxënësve tuaj.

Lini një takim me prindërit e nxënësve tuaj

Në fillim të vitit shkollor, ju mund t’i ftoni prindërit e nxënësve tuaj në një takim të shkurtër. Nëse nuk kanë pasur mundësinë t’ju njohin nga vitet e kaluara, shpjegojini në mënyrë miqësore se kush jeni, çfarë lënde do të jepni apo nëse jeni mësuesi/ja kujdestar/e, si dhe bëjini me dije që ju jeni gjithmonë të gatshëm t’u jepni feedback rreth performancës së fëmijëve të tyre.

Zgjidhni një kanal komunikimi të përbashkët

Për të lehtësuar komunikimin me prindërit mund të zgjidhni të krijoni një grup në whatsapp apo facebook në varësi të preferencës. Këtë hapësirë virtuale mund ta përdorni për të njoftuar prindërit për aktivitete apo takime të rëndësishme në shkollë, apo të ndani shqetësime të ndryshme që lindin gjatë vitit shkollor.

Përditësoni prindërit rreth performacës së nxënësve tuaj

Krijoni një kalendar me datat se kur do të ndani me prindërit një përmbledhje të asaj që nxënësit mësuan gjatë një periudhe, çfarë pritet të mësojnë në vazhdim si dhe sugjerime për aktivitete të tjera. Gjithashtu, informojini ata rreth sjelljes, vlerësimeve për detyra apo projekte të ndryshme duke u dhënë mundësinë për të ndihmuar fëmijët e tyre sipas nevojës.

Share This Article: