Shkolla Tregtare – një hapësirë ku mbizotëron liria e shprehjes artistike

Shkolla Tregtare – një hapësirë ku mbizotëron liria e shprehjes artistike

Nxënësja Elora Salla merr pjesë në Festivalin Fest-Art 2022

Organizimi i festivalit “Fest-Art 2022” në qytetin e Vlorës bëri të mundur zbulimin e talenteve të reja, siç ishte edhe Elora Salla. Nxënësja e klasës së 10-të, Elora, nuk e dinte që kishte talent për të kënduar deri në momentin që një grup mësuesish të shkollës Tregtare vendosën të krijonin korin e shkollës. Iniciativa u ndërmor me qëllim që të nxisë nxënësit të shfaqin talentet dhe të rrisin pjesëmarrjen në jetën kulturore të qytetit. Gjatë provave, Elora spikati me talentin e saj në të kënduar. Motivimi nga ana e mësuesve dhe nxënësve të tjerë e nxiti atë të merrte pjesë edhe në festivalin “Fest-Art 2022” i organizuar në Teatrin “Petro Marko’’. Performanca e saj u vlerësua me një çertifikatë nga drejtoresha e ZVAP Vlorë-Himarë, Alma Bakiu. Suksesi i Elorës u kthye në një rast frymëzues edhe për nxënësit e tjerë të shkollës Tregtare, të cilët u nxitën dukshëm për të qenë më aktivë në aktivitete kuturore në shkollë dhe në qytet.

Raste të tilla suksesi janë me rëndësi, pasi zhvillojnë tek të rinjtë kreativitetin, talentet, si dhe rrisin më tëpër interesin në procesin mësimor, duke e bërë shkollën një hapësirë më shumëngjyrëshe ku mbizotëron liria e shprehjes artistike.

Share This Article: