Marrëdhënia me biznesin dhe partnerët

Arsimi e formimi profesional synon të zhvillojë aftësi personale e profesionale tek profesionistët e rinj siç kërkohen nga tregu dinamik i punës. Për t’i afruar të rinjtë me punëdhënësit, institucionet e AFP-së duhet të krijojnë dhe të ruajnë partneritete të qëndrueshme e të suksesshme me biznese e partnerë të tjerë.

Ne i mbështesim institucionet partnere drejt:
• Zgjerimit e konsolidimit të rrjetit të bizneseve dhe partnerëve të tjerë, përfshirë edhe shkolla të tjera jo-partnere me projektin;
• Krijimit dhe konsolidimit të bashkëpunimit me struktura të organizuara të biznesit (dhomat e tregtisë, shoqatat e biznesit etj.);
• Realizimit të dialogut të strukturuar mes institucioneve të AFP-së dhe sektorit privat;
• Zhvillimit të kapaciteteve të Koordinatorit të Marrëdhënieve me Biznesin pranë Njësisë së Zhvillimit të ofruesve të AFP-së. Ai identifikon partnerët potencialë që i shtojnë vlerë shkollës, dhe më pas firmos e ndjek memorandumet e mirëkuptimit me to.

Përse ky bashkëpunim?

  • Nxënësit ndjekin praktika profesionale afatgjata në biznes, duke u ekspozuar që herët në tregun e
    punës.
  • Bizneset (disa edhe pjesë e Bordit Drejtues të shkollës) e orientojnë shkollën që t’u përshtatet
    nevojave të tregut dhe kështu ndikojnë në përditësimin e kurrikulave.
  • Disa biznese mbështesin institucionet e AFP-së me financime dhe sponsorizime.

Je kompani apo shoqatë industrie, shkollë 9-vjeçare apo universitet, OJF apo projekt? Dëshiron të bëhesh pjesë e rrjetit të partnerëve të AFP-së? Na kontakto!