Rreth Nesh
“Aftësi për Punë” (S4J) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet në Shqipëri nga organizata Swisscontact. Projekti mbështet 10 institucione të arsimit e formimit profesional (AFP) drejt:
- Krijimit të lidhjeve të ngushta me kompanitë e sektorit privat dhe partnerë të tjerë;
- Përmirësimit të programeve mësimore me orientim nga tregu i punës;
- Aplikimit të metodave të reja të mësimdhënies dhe standardeve të cilësisë;
- Realizimit të praktikave profesionale afatgjata në biznes;
- Zhvillimit dhe fuqizimit të institucionit.
S4J ndodhet në fazën e dytë, e cila nisi në muajin prill 2019 dhe do të vijojë deri në muajin qershor 2023. Në këtë moment projekti po mbështet 5571 nxënës dhe 779 kursantë; 32% e nxënësve dhe 26% të shkollave të AFP-së në Shqipëri!


Vizioni
Qëllimi kryesor i projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është që t’u ofrojë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Aftësitë më të mira do t’i ndihmojnë të rinjtë që të gjejnë një punë që e adhurojnë dhe që paguhet mirë.
Përfituesit
Partnerët
Donatorë
Shoqata Industrie
Universitete Publike dhe Private
Qendra Formimi e Trajnimi
Shkollat e Mesme
Rezultatet deri më sot
-
16850 të rinj janë përfitues të projektit
(Në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Beratit) -
4863 vajza kanë përfituar nga projekti që nga faza 1
28.9% e numrit total të përfituesve -
Më shumë të diplomuar po punësohen
Një vit pas diplomimit, situata e punësimit arriti 51% për të diplomuarit në vitin 2019 në krahasim me 34% në 2016. -
Paga më të larta se mesatarja në vend për të diplomuarit që punësohen për herë të parë
Më shumë të diplomuar që paguhen 50,000 lekë e sipër: nga 5% në 2017 në 24% në 2019 (rroga mesatare në vitin 2020 = 44,945 lekë neto). -
Braktisje më e ulët e shkollës
Shkalla e braktisjes u ul nga 14,5% (2016-2017) në 9,6% (2019-2020). -
619 kompani bashkëpunojnë me institucionet partnere të projektit që nga faza 1
Nga to, 514 kanë ofruar praktika profesionale për 2515 nxënës. Disa nga këto biznese, ndër më të mirët në vend, bashkë-financojnë AFP, marrin pjesë në rrjetin e AFP-së dhe në zhvillimin e kurrikulave. -
Orientimi në karrierë ofrohet në 7 institucione partnere
Konsolidim i shërbimeve si qendrat e karrierës, skemat e të nxënit nëpërmjet punës, kurset afatshkurtra sipas kërkesës, planet e personalizuara të zhvillimit dhe sistemi i gjurmimit të të diplomuarve. -
Rritje e dialogut mes ofruesve dhe bizneseve
Po zhvillohen tryeza vendore të dialogut me bizneset, ku përfaqësuesit e kompanive të rajonit nga industri të ndryshme po kontribuojnë për të përmirësuar ofertën e AFP. -
Ofertë më e orientuar nga tregu i punës
Duke marrë parasysh nevojat e tregut të punës, ofruesit partnerë po përfshinë në programin mësimor drejtime dhe profile të reja. -
Infrastrukturë më moderne
Platforma virtuale të të nxënit dhe platforma për menaxhimin e institucionit si edhe investime në pajisje TIK, me hapësira të përmirësuara për mësim dhe argëtim. -
Mbështetje gjatë mësimit në distancë
Gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, institucionet partnere dhe jo-partnere u mbështetën me pasurimin e materialeve të platformës MësoVET, mbështetjes në përdorim si dhe trajnimit të mësuesve për procesin e mësimit në distancë dhe për hartimin e materialeve digjitale. Përdorimi i platformës u shumëfishua duke arritur 7230 përdorues. -
Mësues të trajnuar nga industria
Trajnime për: hartimin e materialeve mësimore digjitale, planifikimin dhe zhvillimin e mësimit online, automjetet elektrike, guidat turistike, sigurimet, Smart Home, kurset CISCO, marketing digjital, Alfaweb, planifikim vjetor, video-pedagogji, mirëmbajtje faqesh interneti, etj. -
Plane mësimore më efikase
Trajnime për mësuesit mbi praktikat më të mira dhe kriteret për planet mësimore vjetore, ku janë përgatitur lista për vlerësimin e planeve mësimore. -
Menaxhim më i mirë e strategjik i shkollave
U hartuan nga të gjithë ofruesit partnerë planet strategjike dhe planet vjetore të veprimit, nisur nga prioritetet strategjike. Qëllimi: fuqizimi i institucioneve, përputhja e prioriteteve të tyre me ato të projektit dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, dhe përmirësimi i sistemit të monitorimit e vlerësimit. -
Njësi Zhvillimi të konsoliduara
Institucionet partnere përzgjodhën koordinatorët për secilin nga funksionet e Njësisë së Zhvillimit dhe u mbështetën nga S4J për konsolidimin e këtyre funksioneve. -
Promovim më cilësor
Institucionet partnere të projektit zhvillojnë një sërë aktivitetesh promovuese gjatë gjithë vitit si pjesë e përpjekjeve të Marketingut Institucional, ndër të cilat edhe “Java e Praktikave Profesionale”.
Ekipi ynë

DR. ERKA ÇARO
Zv/Menaxhere Projekti
Koordinatore Komponenti për Mënyrat e Reja të të Nxënit

ERIOLA SHINGJERGJI
Koordinatore Rajonale për Tiranën dhe Elbasanin
Eksperte e Çështjeve Gjinore
Bashkëpunëtorët
Swisscontact
Swisscontact është një organizatë zvicerane e pavarur, me orientim drejt biznesit, që synon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. E përfaqësuar në 36 vende, me 123 projekte dhe mbi 1100 të punësuar, promovon që nga viti 1959 zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.

FAQ
Arsimi e formimi profesional (AFP) është një arsim i mesëm që zhvillon aftësitë e nxënësve në teori dhe praktikë profesionale, për të qenë gati për punësim pas diplomimit apo certifikimit. Pasi diplomohen nga shkolla e mesme e AFP-së, të rinjtë mund të ndjekin edhe arsimin e lartë.
Arsimi e formimi profesional në Shqipëri mbështeten nga institucione shtetërore si dhe organizata e projekte të huaja. Ministria përgjegjëse për AFP është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë që agjencitë përgjegjëse janë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Agjencia Kombëtare e AFP dhe Kualifikimeve (AKAFPK). Gjithashtu, AFP në Shqipëri mbështetet nga qeveritë zvicerane, austriake dhe gjermane.
Aktualisht ka 18,192 nxënës të regjistruar në institucionet ofruese të AFP-së në Shqipëri.
- Arsimi profesional zhvillon aftësitë e të rinjve në teori dhe praktikë profesionale.
- Eksperienca fitohet duke u ndihmuar në çdo hap nga ekspertë të fushave që udhëzojnë nxënësit hap pas hapi për të fituar aftesitë praktike.
- Që në moshë të re, të rinjtë kanë akses në tregun e punës dhe mësojnë nga përvoja e përfaqesuesve të bizneseve më të suksesshme.
- Praktika profesionale krijon mundësi për punësim të denjë dhe të mirëshpërblyer dhe hapësira për promovim në pozicione menaxheriale.
- Të rinjtë zbulojnë pasionet e tyre gjatë punës në praktikë dhe bëjnë zgjedhje më të përshtatshme për karrierën.
- Të rinjtë punësohen e vetëpunësohen shpejt e në drejtime që i përshtaten aftësive dhe arsimimit të tyre.
- Ata marrin përgatiten në teori e praktikë për të vazhduar shkollën e lartë.
- Gjithmonë e më tepër kërkesat për profesionistë të kualifikuar nga industritë e ndryshme kanë ardhur në rritje.
- Modernizimi dhe digjitalizimi i ekonomisë ka nevojë për profesionistë të rinj me eksperiencë praktike.
- Arsimi profesional në Shqipëri mbështetet nga vende si Zvicra, Gjermania dhe Austria. Këto vende e kanë zgjedhur gjerësisht arsimin profesional për të siguruar aftësi për punën dhe për jetën.
Institucionet partnere të S4J kanë një rrjet të gjerë biznesesh partnere, nga më të mirat në rajon, të cilat ofrojnë praktikat profesionale afatgjata për nxënësit. Sipas modelit të praktikave profesionale afatgjata të zhvilluar nga S4J, nxënësi këshillohet për karrierën nga instruktorët në shkollë dhe në biznes, për të kuptuar se cilat janë aftësitë e prirjet e tij dhe në cilat drejtime e pozicione pune mund ta gjejë më mirë veten. Nxënësi gjithashtu këshillohet për procesin e aplikimit në praktika dhe në Panairin e Praktikave Profesionale të organizuar nga shkolla njihet me bizneset e zhvillon intervista. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, nxënësi mund të nisë praktikën në biznes.
Institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë” janë mbështetur nga projekti me infrastrukturën dhe teknologjinë e nevojshme për të zhvilluar një mësim që kombinon mësimdhënien ballë për ballë me atë online. Në shkolla janë krijuar klasa të mësimit të kombinuar dhe infoteka (salla të pajisura me kompjutera), ku nxënësit mund të zhvillojnë projekte online. Platforma MësoVET, e zhvilluar nga projekti, lejon mësimin në distancë dhe pasurohet vazhdimisht me materiale mësimore digjitale. Gjatë periudhës së distancimit fizik të shkaktuar nga COVID-19, përdorimi i platformës u shumëfishua dhe ajo u përdor edhe nga institucione të tjera të AFP-së në Shqipëri, jo partnere me S4J.
- Krijimi i një mendësie biznesi në institucionet partnere të arsimit e formimit profesional duke rritur bashkëpunimin e tyre me sektorin privat dhe partnerë të tjerë;
- Adoptimin e modelit të praktikave profesionale afatgjata nga ofruesit partnerë me përfitime të mëdha për nxënësit, bizneset dhe institucionet;
- Përmirësimin dhe modernizimin e procesit mësimor përmes integrimit të teknologjisë në mësimdhënie dhe metodave të reja të të nxënit, trajnimit të stafit nga liderë të industrisë dhe integrimit të procesit të vlerësimit e monitorimit të planeve mësimore;
- Zhvillimin institucional përmes krijimit dhe konsolidimit të Njësisë së Zhvillimit, planifikimin e menaxhimin strategjik dhe procesin e vetëvlerësimit të institucioneve partnere.